E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhja e delegateve Rama vendos vete vulen iken kreu i PS-se ne Vlore Lideri socialist ka monopolizuar partine

Kur sot pritet te zhvillohen zgjedhjet ne 385 njesite vendore per delegatet e kongresit te Partise Socialiste dje u shenua dita e fundit parazgjedhore ne seline roze ku pavaresisht faktit se ishin organizatat socialiste qe derguan propozimet e tyre per emrat e delegateve te cilet me pas duhej te perzgjidheshin nga anetaresia procesi i perzgjedhjes se dy kandidaturave garuese kaloi nen siten e nje grupi te posacem te ngritur ne seline roze i drejtuar nga kreu socialist Edi Rama. Kjo perzgjedhje ishte faza finale e procesit parazgjedhor pasi diten e sotme do te zgjidhen emrat e 900 delegateve te cilet do te marrin pjese ne mbledhjen e kongresit me 5 nentor mbledhje ne te cilen ata do te marrin vendime te rendesishme per te ardhmen e kesaj force politike si ato per statusin programin politik dhe procesin e rifreskimit te strukturave drejtuese. Nje perzgjedhje e nje forme te tille nuk eshte pritur mire nga nje pjese e mire e socialisteve te bazes te cilet e kane cilesuar ate si manipulative dhe selektive.

Doreheqja e kreut te PS-se ne Vlore

Ne kohen kur ne seline roze kreu socialist se bashku me grupin e tij te posacem po kryente procesin e perzgjedhjes se kandidaturave te delegateve te cilet do te garojne sot ne zgjedhje ky proces u shoqerua dje me doreheqjen nga ana e kryetarit te Partise Socialiste ne rrethin e Vlores Kujtim Sulce. Ne nje deklarate publike ai pohoi dje se akti i doreheqjes erdhi si pasoje e situates aktuale ne te cilen ndodhet Partia Socialiste situate e cila sipas tij eshte kthyer nga kreu aktual i PS-se Edi Rama kunder te gjitha parimeve mbi te cilat u ngrit kjo force politike. Ne PS jane shkelur parimet themelore mbi te cilat eshte ngritur dhe funksion kjo parti parime te cilat jane te sanksionuara ne statutin e partise si demokracia dhe disiplina e brendshme ne parti liria e mendimit kolegjialiteti i mendimit profesional iniciativa profesionale dhe veprimi dhe transparenca. Statuti i partise i cili eshte dokumenti baze ose sic i themi Kushtetuta e partise eshte shkelur dhe nuk respektohet. Mjafton te permend qe anetar partie mund te behesh ne rruge elektronike dhe jo ne organizatat socialiste. Ne keto vite qe Partia Socialiste drejtohet nga z. Rama mund te deklaroj prerazi qe demokracia ne parti nuk ekziston qe strukturat partiake nuk funksionojne qe mendimi kolegjial nuk merret ne konsiderate qe vendimmarrja per te gjitha problemet behet nga nje njeri dhe ky eshte z. Rama - tha Sulce. Ne reagimin e tij ish-kreu i PS-se ne qytetin e Vlores pohoi gjithashtu ne lidhje me procesin aktual te perzgjedhjes se kandidaturave te delegateve se zgjedhja e tyre nuk ka ardhur nga organizatat socialiste sic edhe duhej te ndodhte por se sipas tij ajo eshte bere nga deputetet socialiste te rretheve te derguar nga kryesocialisti me kete detyre. Kryesia e Partise Socialiste te Shqiperise nuk funksionon prej shume kohesh dhe vendimmarrja ne emer te saj behet nga kryetari. Perzgjedhja e kandidaturave per kryetar bashkie e komunash nuk u be nga strukturat e partise por nga kryetari dhe deputetet e zonave. Punet e partise z. Rama i ben me te zgjedhurit vendore. Ata jane te deleguar ne fushata partie. Ata caktojne delegatet e kongresit. Madje kane arritur deri aty sa te caktojne edhe kryetarin e partise te bashkise apo komunes - theksoi Sulce. Po ashtu ai nuk nguroi te kritikonte kryesocialistin Rama per menyren e tij te drejtimit te PS-se ne teresi e bazave socialiste ne vecanti ku nenvizoi se ne nje vit e gjysme qe une jam kryetar i partise per rrethin z. Rama nuk ka ardhur asnje here ne seline e Partise Socialiste nuk me ka marre asnje here ne telefon dhe kjo situate eshte e njejte per te gjitha rrethet. Ne bote jane partite politike qe prodhojne pushtet tek ne eshte pushteti qe prodhon struktura partie. Kur sot pritet te zhvillohen zgjedhjet per delegatet e kongresit te PS-se nga ora 8 e mengjesit deri ne oren 1600 te pasdites permes parimit Nje anetar nje vote ka qene procesi parazgjedhor i perzgjedhjes se kandidaturave te emrave te delegateve i cili eshte kritikuar nga nje pjese e madhe jo vetem e deputeteve socialiste por edhe nga drejtuesit e bazave socialiste ne rrethe. Sipas tyre perzgjedhja e ketyre kandidaturave te cilet do te garojne sot ne zgjedhjet e delegateve ka ardhur ne forme manipulative dhe selektive nga drejtuesit me te larte te PS-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›