E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhja e presidentit mazhoranca dhe opozita zbardhin variantet

Kur duhen edhe rreth gjashte muaj nga zgjedhjet per kreun e ri te shtetit e kur eshte bere e ditur se Presidenti aktual Bamir Topi nuk do te rikandidoje ne kete gare mazhoranca dhe opozita jane ende ne diskutimet e para per emrin. Te djathtet nepermjet Kryeministrit Berisha jane shprehur se presidenti i ri do te zgjidhet me 71 vota e ndersa opozita ka kerkuar qe ai te jete mbi palet. Nisur nga keto diskutime te para mbetet e paqarte menyra se si do te zgjidhet presidenti i ri. Sipas deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj zgjedhja e kreut te ri te shtetit do te jete brenda tri raundeve te votimit. Maksimumi do te jene tri raunde shpresojme te mos perfundoje me keqardhje apo me qejfmbetje - tha ai per AS. Nga ana e saj PS ka menduar dy variante ne lidhje me zgjedhjen e kreut te ri te shtetit ku nje nder me paresoret shikohet ajo qe ka te beje me dergimin e kerkeses ne Gjykaten Kushtetuese per interpretim te nenit per kuorumin e nevojshem perpara zgjedhjes se kryetarit te shtetit. Ndersa opozitaret aleate te PS-se shprehin mendime te ndryshme sa i perket procedures se zgjedhjes se presidentit te ri. Kryetari i PSD-se Skender Gjinushi u shpreh per ABC News se opozita do te jete pjese e procedurave per zgjedhjen e presidentit te Republikes. Ai barasvleresoi votat e 2/3 te deputeteve per zgjedhjen e presidentit ne raundet e para te votimit me kuorumin e nevojshem ne sallen e Kuvendit ne momentin e votimit. Nga ana tjeter kreu i PLD-se Spartak Ngjela u shpreh se ceshtja nuk ka pse te kete debate politike dhe juridike per kete ceshtje. Ne rast se do ta zgjedhe presidentin me 71 vota parlamentare pa bere kuorumin me 84 ne tri raundet paraprake eshte grusht shteti. Opozita do ta pranoje grushtin e shtetit Une them se jo - theksoi Ngjela.

Palet

Mazhoranca garantoi dje nepermjet deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj se do te zgjedhe Presidentin e ri te Republikes brenda tri raundeve te para duke nenkuptuar ne kete menyre se me vete do te kete edhe votat e opozites. Por gjithashtu ai pohoi se tensioni qe mund te prodhoje zgjedhja e kreut te ri te shtetit sipas tij mund te perdoret si alibi e opozites per te vonuar ose bllokuar reformen zgjedhore. Do te kerkoja te reformohej dicka me teper ne kodin zgjedhor se sa kaq. Kjo ndoshta mund te shtyje dhe kohen. Zgjedhja e presidentit eshte ceshtje tjeter nuk ka lidhje me ecurine e procesit te pare - tha ai. Ndersa PS si mundesi me te madhe eshte qe ti drejtohet per mungese legjitimiteti te procesit Gjykates Kushtetuese pasi te jete zgjedhur Presidenti i Republikes. Ndryshe nga alternativa e PS kreu i PLD-se Spartak Ngjela deklaroi se nuk eshte as e nevojshme qe palet ti drejtohen gjykates per kete pike te ligjit pasi vendimi i Kushtetueses Kosovare eshte i mjaftueshem per tu konsideruar precedent. Nuk ka nevoje se e ka zgjidhur Gjykata Kushtetuese e Kosoves. Patjeter mund te jete precedente per ne. Te gjitha Gjykatat Kushtetuese te Evropes qe jane ne nje bashkim jane precedente. Aq me teper kjo ka marre viston edhe te Strasburgut edhe te Venecia. Qe do te thote se eshte zgjidhur kjo ceshtje. Ti ne rast se nuk je ne kuorum prezente prej 84 votash nuk mund te kete votim. Hapet ne parlamenti per te votuar nje ligj qe do 71 vota pa qene 71 ne salle jo. Atehere pse te hapet per Presidentin e pa mundur eshte pamundesi absolute - u shpreh ai. Ndersa Kryetari i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi u shpreh se opozita do te jete pjese e procedurave per zgjedhjen e Presidentit te Republikes. Ai barasvleresoi votat e 2/3 te deputeteve per zgjedhjen e Presidentit ne raundet e para te votimit me kuorumin e nevojshem ne sallen e Kuvendit ne momentin e votimit. Sipas Gjinushit vetem nese nuk arrihet ky kuorum atehere vihet ne levizje Gjykata Kushtetuese per vendim. Sipas kushtetutes ne nenin 87 President zgjidhet ai qe ne 3 votimet e para merr jo me pak se 84 vota. Ne raundin e katert dhe te peste mjaftojne 71 vota pra vetem ato te mazhorances.

Juristet per presidentin

Ish-zv.ministri i Drejtesise Sokol Hazizaj u shpreh dje per AS se prania e 84 deputeteve ne Kuvend per zgjedhjen e Presidentit te Republikes konsiderohet nga juristet si domosdoshmeri. Edhe nese do te kishte kandidat per president por nuk realizohet 84-a si numer deputetesh ne Kuvend pjesemarres nuk quhet i mbyllur raundi. Nese do te ekzistoje 84 numri i deputeteve ne Kuvend por nuk ka kandidat quhet i mbyllur raundi. Presidenti i Republikes vete te bente nje kerkese ne Gjykaten Kushtetuese sepse eshte subjekt qe parashikohet ne Kushtetute eshte subjekt qe parashikohet ne ligjin per Gjykaten Kushtetuese per ta interpretuar dhe per te mos lene litarin mbrapa - theksoi Hazizaj. Ndersa ne lidhje me mundesine qe Gjykata Kushtetuese te vihet ne levizje pas muajit maj Hazizaj u shpreh se do te kete perseritje te precedentit me anetaret qe u ka mbaruar mandati ne Gjykaten Kushtetuese. Ne kete rast sipas Hazizajt presidenti aktual do te qendroje ne detyre deri ne vendimin final te Kushtetueses. Ne shpesh here per shkak te divergjencave ne diskutim mbi rolet e institucioneve brenda Kushtetutes jemi mesuar qe ende kemi institucione qe mbartin brenda vetes individe qe u ka mbaruar mandati i tyre i kufizuar. Nuk eshte cudi dhe kete e them me humor qe nese nuk zgjidhet ky problem mund te ngelemi me te njejtin President dhe mbas mbarimit te mandatit prej tij - tha ai.

Berisha dhe Rama per presidentin

Kryeministri Sali Berisha theksoi dy dite me pare se presidenti i vendit do te zgjidhet ne perputhje me Kushtetuten. Zgjedhja e presidentit do te zhvillohet kryekeput ne perputhje me Kushtetuten. Te gjitha perpjekjet per ti kurorezuar Shqiperise deshira suplementare do te pesoje deshtim. Urojme qe te bejme perpjekje te medha per ti dhene vendit nje president ne lartesine e detyrave dhe me integritet - theksoi Berisha. Ndersa ne lidhje me zgjedhjen e kreut te ri te shtetit Kreu i PS-se Edi Rama deklaroi dy dite para nderrimit te viteve ne studion e Ora News-it se vendi meriton ne krye te shtetit nje figure mbi palet dhe te shkeputur nga partite politike. Une mendoj se ky eshte nje proces qe duhet pare perseri ne funksionin kombetar qe sot eshte njehsuar me interesin e integrimit sa me te shpejte ne Evrope. Na duhet nje proces evropian dhe ne deshirojme te ndertojme profilin e nje figure te tille. Neve na duhet nje president mbi palet. Na duhet nje president teresisht i shkeputur nga palet dhe per me teper te shohesh eksperiencat e vendeve te tjera pavaresisht se shkojne drejt 50 partite kane nje fryme qe bien dakord per nje figure qe eshte mbi palet. Ne do tu themi shqiptareve se cfare presidenti duam per Shqiperine - tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›