E Shtunë, 31 Tetor 2026

INTERVISTA/ Vasili: Presidentin konsensual na e kërkon Perëndimi

Share

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, flet për procesin e zgjedhjes së presidentit dhe rolin e LSI-së në këtë proces. Në të njëjtën linjë qëndrimi me kryetyarin e kësaj partie, Ilir Meta, ai shprehet se presidenti i ardhshëm i vendit duhet të jetë produkt i një procesi konsensual dhe kushtetues, duke theksuar që kandidati të vijë edhe përtej mazhorancës. Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, krahasoi procesin e zgjedhjes së presidentit me atë të dhjetë viteve më parë, duke theksuar, se ka situata të ngjashme, por kontekste politike të ndryshme. Megjithatë, Vasili theksoi, se ashtu si në atë kohë konfliktesh, kur klasa politike shqiptare ia doli të mbërrinte në një një proces konsensual, edhe sot është koha që të arrihet një marrëveshje, e cila do të çonte drejt zgjidhjes së një presidenti po konsensual.

Dy ditë më parë, PD e PS janë ulur në bisedime për çështjen e zgjedhjes së presidentit, por negociatat duket se dështuan qysh ditën e parë. Si e parashikoni ecurinë e këtij procesi?

Ndryshe nga rastet e tjera, kur politika është thirrur të zgjedhë presidentin, aktualisht është krijuar ideja, edhe në opinion publik, se ka një intensitet shumë më të lartë për ta konsideruar këtë proces kushtetues, por gjithashtu edhe proces politik. Pra, në këtë rast mendoj se cilësia e këtij procesi është shumë e lidhur me procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Statusi i vendit kandidat për në BE mbetet një ndër objektivat më të aspiruara nga Shqipëria dhe, ku sjellja politike do të testohet edhe nëpërmjet procesit të zgjedhjes së presidentit. Duke i parë të gjithë aktorët shumë të interesuar, unë dua ta lexoj këtë, si një dëshirë për të vlerësuar procesin e zgjedhjes së presidentit, si shumë të rëndësishëm për momentin, për integrimin e Shqipërisë në BE. Do të ishte pozitive një zgjidhje konsensuale, suksesi i së cilës nuk mund të ishte pronë e askujt, as e mazhorancës e as e opozitës, por mund të ishte një meritë e përbashkët e  dy palëve, duke rrëfyer që në fund të fundit një sjellje e përgjegjshme politike hap rrugë dhe perspektiva më të mira drejt Europës. I prirur nga ky lloj pozitiviteti dhe duke lexuar një interesim të jashtëzakonshëm të pjesëmarrësve në këtë proces, megjithë debatet, thëniet e kundërthëniet që ka procesi, unë jam shpresëmadh se mund të shkohet drejt një konsensusi. Aq më tepër, këtë konsensus e kërkojnë edhe partnerët ndërkombëtarë, BE e SHBA, të cilët janë shprehur se e mbështesin një konsensus të tillë, dhe e shohin këtë zgjidhje, si më afër rrugës së duhur për të plotësuar obligimet që kemi ne përpara, në kuadrin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Por nuk duket kaq shpresëdhënëse situata, pasi PS u paraqit në këtë tryezë me disa kushte, të cilat mazhoranca i cilësoi si arsye për të bllokuar procesin.

Besoj që predispozicioni për të dialoguar duhet të jetë reciprok. Kërkesat e hedhura në tavolinë nga PS nuk janë të reja. Me modesti dua të sjell në vëmendjen e publikut disa intervista të miat të dhëna në media, kohë më parë, ku flitet për këto çështje. Dua të ritheksoj edhe faktin, që në mënyrë shumë eksplicite, z.Ilir Meta ka evokuar fort, që këto reforma duhet të realizohen. Ndërkohë, që për këto çështje ka patur apati të vazhdueshme edhe nga ana e PS, edhe nga ana e PD.  Unë nuk besoj se është momenti, që njëra palë ti kërkojë llogari tjetrës dhe anasjelltas. Ka çështje, për të cilat ne kemi parë që PD ka qenë e qartë, si p.sh. lidhur me heqjen e imuniteteve dhe se nuk duhet që këto të kthehen në garë protagonizmi për të nxjerrë fitues. Përsa i përket çështjes së kodit zgjedhor, ne kemi parë që reforma për kodin zgjedhor po shkonte drejt fundit, se PD reflektoi lidhur me atë që OSBE-ODIHR rekomandoi për votimin elektronik. Ndaj dhe unë mendoj se kryeneçësia për të qëndruar pikërisht kundër këtyre rekomandimeve duket se është takticizëm politik. Thelbi i shëndetshëm është, që këto reforma duhet të realizohen sa më parë. Protagonistët janë aty, në tavolinë, votat janë aty, në tavolinë dhe për këto reforma nuk janë votat e LSI, që e përcaktojnë fatin e kodit zgjedhor, fatin e imuniteteve, apo edhe procedurat edhe fatin e procedurave parlamentare. Është krejt e  mundshme, që të gjendet gjuha e përbashkët. Asnjëra palë nuk ka pse të jetë ultimative ndaj tjetrës. Ka një moment kompromisi, ku secili duhet të lëshojë diçka nga vetja. Besoj, se nuk mund të bllokohet reforma e  procedurave parlamentare, p.sh. vetëm për çështjen e përcaktimit të kohës, që duhet të flasë kryeministri. Është e mundshme, që të gjendet një zgjidhje, sipas të cilës kryeministri të flasë, por edhe opozita të ketë kohën e bollshme për të folur, sepse në fund të fundit pozicionet në politikë alternohen. Përpara se ti vëmë kushte njëri-tjetrit, është koha për të dialoguar. Dua të kujtoj, se ne kemi qenë në një takim me zotin Rama, ku kemi folur pikërisht për këto çështje. Po ashtu, intervista e zotit Meta pas takimit me Ramën, ku u fol pikërisht për bisedën që ishte bërë në atë takim lidhur me reformat e domosdoshme, që i nevojiten vendit. Në momentin aktual, vendi kërkon dialog dhe zgjidhje. Obstruksionizmi, i cilitdo qoftë, edhe i motivuar qoftë, mendoj se nuk i jep zgjidhje problemit.

Ju folët pak më lart për rolin e LSI, për votat e saj. Cili do të jetë qëndrimi i LSI-së, nëse nuk arrihet konsensusi?

E kam parë rolin e LSI përcaktues, mbi të gjitha në politikën, që ajo i ka imponuar sfondit politik shqiptar në këto kohë, ndoshta muaj më parë. Kryetari i LSI, Ilir Meta, ishte i vetmi që fliste për procesin, ndërkohë që të tjerët kuturiseshin pas listash të gjata me emra kandidatësh, pas interpretimeve individuale, etj. Në fund të fundit koha i dha të drejtë LSI, të gjithë po flasin për një proces. Duhet të kuptojmë, që në qoftë se nuk flasim për një proces politik, nuk kemi thënë asgjë dhe në qoftë se themi emrin e një kandidati, përsëri nuk kemi thënë asgjë, ndërkohë që partnerët tanë ndërkombëtarë presin të shohin një proces politik të shëndetshëm, të ndërtuar mbi kritere. Si i tillë, ky proces mund të pranohet dhe mbërrin në një përfundim, sipas të cilit klasa politike shqiptare është e pjekur dhe mund të prodhojë produkte të qëndrueshme politike, njëkohësisht tiu japë institucioneve peshë, siç është institucioni i presidentit. Në të kundërt, klasa politike shqiptare demonstron sërish prapambetje. Demonstron mbetje në llogore, e tipare të bizantinizmave të tejkaluara, njëherësh tregon për mungesë hapësire mendimi për zgjidhje. Sigurisht një klasë politike e tillë, pranohet me vështirësi në komunitetin ndërkombëtar dhe sigurisht një klasë politike e tillë do të kompromentonte objektivat e një popullsie, që ka marrë përsipër ta përfaqësojë, e cila është filoeuropiane. Në qoftë se kemi një evokacion 95% europian, atëherë e keqja është tek politika dhe smund të kërkohet në asnjë rast te një popull mendjehapur, që ka parapëlqyer integrimin europian. LSI ka qënë përcakt

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›