E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhje në Bashkinë Tepelenë, 21 qendra votimi dhe 12 667 votues

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Në Bashkinë e Tepelenës ka nisur që prej orës 07:00 të së dielës procesi i votimit, për zgjedhjet e pjesëshme vendore.

Në Bashkinë Tepelenë janë në total 21 Qendra Votimi dhe rreth 12 667 qytetarë me të drejtë vote.

Në garë për kryetarin e bashkisë në Tepelenë, janë Gramoz Sako i Partisë Socialsite dhe Gabriel Guma, kandidat i pavarur, i mbështetur nga Partia Demokratike.

Zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme në Tepelenë u bë pasi kryetari i bashkisë Tërmet Peçi u zgjodh deputet nga radhët e Partisë Socialiste.

Pas mbylljes së qendrave të votimit, do të nisë menjëherë procesi i numërimit të votave ku krahas numrërimit manualisht, do të aplikohet për herë të parë numërimi edhe me Inteligjencë Artificiale.

Zgjedhjet po mbahen sot edhe në bashkinë e Beratit, Vlorës, Matit dhe Çërrikut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›