E Diel, 1 Nëntor 2026

"BE mund t'i kerkoje Beogradit ndryshim te politikes"

Ekspertet per integrime evropiane ne Prishtine e cilesojne si hap te rendesishem per integrimin e Kosoves dhe te rajonit ne BE njohjen e shtetesise se vendit nga Mali i Zi dhe Maqedonia. Ata nuk perjashtojne mundesine qe Bashkimi Evropian te kushtezoje Serbine me njohjen e Kosoves per te hyre ne kete mekanizem. Njoha e pavaresise se Kosoves nga vendet fqinje, Mali i Zi dhe Maqedonia, do te lehtesoje rrugen e vendit drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. Keshtu thone ekspertet per integrime evropiane ne Kosove, te cilet e quajne zhvillim te rendesishem njohjen e Republikes nga Shkupi dhe Podgorica zyrtare. Ekspertja Venera Hajrullahu vlereson se keto njohje do t'i kontribuojne edhe stabilitetit rajonal, qe eshte kusht per fillimin e proceseve per anetaresim ne BE. "Njohja nga Maqedonia dhe Mali i Zi i kontribuon jo vetem thellimit te marredhenieve bilaterale, por do te ndikoje edhe ne stabilitet dhe bashkepunim rajonal - kriter ky per integrim ne Bashkimin Evropian", thote Hajrullahu. Eksperti per integrime ne BE, Shenoll Muharremi, mendon se politika dhe qasja e Serbise ndaj Kosoves do t'i paraqese probleme te medha shtetit serb, ne synimin per anetaresim ne Bashkimin Evropian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›