G7 takohem ne Uashington per te diskutuar krizen financiare globale
Ministrat e financave te shtate vendeve me te industrializuara te botes, G7, u takuan dje ne Uashington per te diskutuar krizen financiare globale. Ne prag te takimit ka vazhduar situata e paqendrueshme ne tregjet financiare. Vlera e aksioneve ka vazhduar te bjere ne bursat e mbare botes. Qe ne hapje, tregjet ne Azi ndoqen fenomenin qe u vu re me heret ne Nju Jork, ku nje renie e papritur gjate ores se fundit te tregtimit e la indeksin kryesor te burses, Dou Xhones ne nivelin me te ulet te 5 vjeteve te fundit. Ne Tokio, indeksi Nikkei shenoi nje renie te shpejte qe ne hapje dhe ne mesdite ra me dhjete pike. Renie te ngjashme njoftohet se ka pasur dhe gjetke ne Azi. Nderkohe, ministrat e Financave nga shtate vendet me te industrializuara te botes po pergatiten per nje takim ne Uashington. Mediat e ndryshme amerikane njoftojne se ata do te perballen me thirrje te reja per te ndermarre veprime te perbashketa. Kryeministri britanik Gordon Braun, ka bere thirrje per masa te perbashketa per perballimin e krizes aktuale financiare. Ai tha se nje problem global, kerkonte nje zgjidhje globale. Ne nje artikull ne gazeten "Tajms" kryeministri britanik i beri thirrje vendeve ne mbare boten, qe te pasojne Britanine me hartimin e planeve direkte shpetimi per sistemin bankar. Hollesite e planit te Braun priten te behen publike kur ai te takoje ministrat e Financave ne takimin e G7-es ne Uashington. Ne artikullin e tij ne Tajm, zyrtari i larte britanik thote se bankave ne veshtiresi u duhen ofruar fonde si garanci ne vlere qindra miliarde dollare per t'i blinduar qe te fillojne te japin serish hua.