E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: E ardhmja e Kosoves ne Bashkimin Evropian

Perfaqesuesi i posacem i Bashkimit Evropian ne Kosoves, Piter Feith, ka deklaruar dje se e ardhmja e Kosoves, si pjese e rajonit te Ballkanit Perendimor, eshte ne Bashkimin Evropian. Deklarata e tij eshte bere ne nje takim me median ne Berlin, me rastin e pjesemarrjes se tij ne konferencen e mbajtur ne Bundestag, me titull "Kosova, 120 dite pas miratimit te Kushtetutes". "Ne vijimesi me perspektiven e saj evropiane, Kosova ka bere perparim te madh, ne muajt e fundit duke ndjekur agjenden e saj te gjithanshme te reformave, duke synuar ndertimin e nje shoqerie ne te cilen gjithkush ndjehet i sigurt dhe ne te cilen te drejtat e te gjithe komuniteteve respektohen, duke kontribuuar keshtu ne stabilitetin rajonal", ka vleresuar Feith. Sipas tij, eshte e rendesishme qe qeveria te mbaje ritmin ne ndermarrjen e reformave te nevojshme per kete. Nderkaq shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, ka theksuar se, EULEX-si vazhdon aktualisht te intensifikoje dislokimin. "Ne parashikojme te jemi operacionale nga fundi i vjeshtes. EULEX-si eshte nje mision teknik i sundimit te ligjit, i mbeshtetur nga te gjithe 27 vendet anetare te BE-se, qe do te zhvilloje me tej dhe do te forcoje nje sistem te pavarur dhe shume-etnik, nga i cili do te perfitojne te gjitha komunitetet ne Kosove", ka thene dje de Kermabon. Sipas tij, misioni i Bashkimit Evropian ne Kosove do te dislokohet brenda kornizes se rezolutes 1244 dhe nen ombrellen gjitheperfshirese te Kombeve te Bashkuara.

Ndihmesa

Komisioni Evropian kane nenshkruar dite me pare ne Prishtine, Marreveshjen per mbeshtetje ekonomike te para anetaresimit, ne vlere prej 122 milione eurosh, marreveshje kjo e cila sipas eksperteve, do ta ndihmoje Kosoven per zhvillimin ekonomik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›