E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhje të shumëfishta

Deri në hapjen e kutive të votimit kanë mbetur edhe dy javë, kur do të konfirmohet pesha e secilit subjekt politik, por disa garues në zgjedhjet lokale kanë shfaqur publikisht lakminë për hise më të madhe në Qeverinë e Kosovës, ose për tu bërë partner i ri koalicioni.
I pari që ka hapur këtë temë, është pretendenti i LDKsë për kryetar të Prishtinës, Isa Mustafa.

Të premten, ai ka deklaruar se nëse LDKja forcohet më 15 nëntor, atëherë do të shqyrtohet koalicioni aktual i saj me PDKnë, si në nivel qendror, ashtu edhe në atë lokal. Sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk e ka jetën e gjatë. Deklaratat e Mustafës kanë nxitur reagime nga partitë e tjera.

Zëdhënësi i fushatës së PDKsë në Prishtinë, Genc Prelvukaj, konsideron se parashikimet e Isa Mustafës janë një fantazi që i kanë kaluar kufijtë e normales.
Isa Mustafa duhet ta kuptojë se më 15 nëntor 2009, në Kosovë do të mbahen zgjedhje lokale dhe jo zgjedhje parlamentare, e as zgjedhje për Kryetar të LDK-së. Isa Mustafa duhet ta kuptojë se profili i tij politik është i nivelit lokal dhe jo i nivelit qendror. Në nivelin e qeverisë qendrore, Isa Mustafa nuk ka asnjë rol, nuk e pyet askush. Është absurde tentativa e tij për ta zhvendosur debatin në këtë nivel, ka thënë ai.

Sipas Prelvukajt, kandidati i LDKsë në vend se të merret me parashikime duhet tiu sqarojë qytetarëve të Prishtinës pse ka dështuar në realizimin e premtimeve që ka bërë para tyre.

Parashikimet e tij për jetëgjatësinë e koalicionit qeverisës në nivel qendror janë fantazi të një njeriu të dështuar, që nuk pyetet për asgjë, as në partinë së cilës i takon, ka thënë ai.

Ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi nuk ka preferuar të komentojë deklaratat e Isa Mustafës për qeverinë e tij, por i është përgjigjur nënkryetarit të LDKsë, Lutfi Haziri, i cili, duke aluduar në pjesëmarrjen e Thaçit në fushatën zgjedhore, ka thënë se Kosova ka mbetur qe dy javë pa kryeministër.

Qeveria vazhdon punën, edhe të shtunën edhe të dielave, ka thënë Kryeministri Thaçi, pas mbledhjes së djeshme të kabinetit qeveritar.
Duke komentuar parashikimin e skenës politike pas zgjedhjeve lokale të nëntorit, kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në një intervistë për Top Channel nuk e ka përjashtuar mundësinë për të bërë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, nëse prishet koalicioni aktual qeveritar, PDK-LDK.
Me një kusht që programi i AKR-së të implementohet, është i shenjtë programi i AKRsë, nëse do të mund të implementohet, atëherë koalicioni me PDK-në është i mundshëm, citohet të ketë thënë Pacolli.

Partia e Pacollit në zgjedhjet e 15 nëntorit, për shumicën e komunave ka hyrë në koalicion me Lidhjen Demokratike të Dardanisë, të udhëhequr nga Nexhat Daci.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›