E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet një aeroplan në Rusi, 11 të vdekur

Një aeroplan transportues i ushtrisë së Rusisë është rrëzuar sot në Siberi, me çrast kanë humbur jetën 11 anëtarët e ekuipazhit, kanë njoftuar zyrtarët.

Ky aksident ka qenë i dyti Brenda më pak se një muaj, në të cilin kanë qenë të përfshirë aeroplanët e tipit Il76. Dy aksidentet e fundit dhe seria e aksidenteve të mëhershme kanë shtuar brengën për flotën gjithnjë e më të moshuar ajrore të Rusisë, e cila daton që nga periudha e Bashkimit Sovjetik.

Zyrtarët theksuan se ende nuk dihen shkaqet e aksidentit të djeshëm. Aeroplani sap o ishte ngritur nga aeroporti në qytetin Mirny, në republikën Sakha, në momentin kur u rrëzua, deklaroi zëdhënësi i forcave të Ministrisë së Brendshme, Vasily Panchenkov.

Menjëherë pas rrëzimit aeroplani ka shpërthyer, pasi që ka qenë i mbushur përplot me karburant. Panchenkov theksoi se autoritetet kanë zbuluar që të 11 kufomat e anëtarëve të ekuipazhit dhe shtoi se në tokë nuk ka pasur të lënduar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›