E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet qe nuk na duhen dhe ato qe na duhen

-Zgjedhje me te mira se ato te kaluarat
-Jo faleminderit. Nuk na duhen.
-Zgjedhjet me te mira te mundshme
-As keto nuk na duhen
-Po cfare doni atehere
-Zgjedhje sipas standardeve europiane . As me shume as me pak.
Nga nje bisede ne distance me ambasadorin e SHBA-se shkelqesine e tij zotit Aleksander Arvizu .


Fatmiresisht vemendja e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimit Europian per zgjedhjet e 8 majit ne Shqiperi eshte dukshem me e madhe se heret e tjera.


E gjithe kjo shpjegohet me krizen e thelle politike qe ka zhdukur komunikimin tradicional ne trekendshin Qeveri-Opozite-President. Keto te 8 majit jane te parat zgjedhje ne historine e tranzicionit ku po shkohet pa asnje reflektim nga qeveria per kerkesat e opozites apo per 34 rekomandimet e OSBE-ODHIR-it.


Edhe pse si asnjehere tjeter opozita konsumoi nje levizje popullore dhe humbi kater demonstrues ne bulevardin Deshmoret e kombit per kauzen e antikorrupsionit dhe zgjedhjeve te lira.


Nderkombetaret jane me aktive se kurre sepse konflikti politik ne vend eshte me i madh se kurre. Njeheresh sepse problematika e zgjedhjeve ne Shqiperi ka dale ne pah me qarte se kurre ne driten e refuzimit te hetimit te zgjedhjeve nga shumica Berisha-Meta. Ne kete pike mund te themi se vemendja e shtuar nderkombetare per zgjedhjet vendore mbetet nje arritje e rendesishme e levizjes opozitare.


Sa me shume personalitete te Europes dhe SHBA-se te merren me zgjedhjet tona sa me shume vezhgues te huaj te vine per ti vezhguar ato aq me mire eshte e do te jete per ne.


Ne princip eshte e pamundur qe Perendimi te shese apo shkele mbi vlerat e veta ne Shqiperi. Aq me teper kur per ceshtjen e trasparences shumica Berisha-Meta ka sfiduar jo vetem opoziten e saj por edhe Europen dhe SHBA-ne.


Prandaj eshte jetike per ne te zhvillojme parreshtuar nderkombetarizimin hapjen oksidentalizmin eshte e rendesishme te mos ngaterrojme standartet qe promovojne institucionet perendimore me paaftesine apo abuzimet e zyrtareve dhe diplomateve te vecante qe dergohen me sherbim ne Shqiperi.


Ka patur dhe ka qasje te gabuara apo te paqelluara qe vine nga mungesa e orjentimit te drejte e te shpejte te ndonje diplomati ne boten e dinakerive politike te Tiranes.


Mund te kete pse jo diplomate te korruptuar qe vihen ne sherbim te qeverise per perfitime vetjake dhe familiare. Rendom keta jane perjashtime nga rregulli. Abuzojne me fuqine e vendit nga kane ardhur por ne analize te fundit nuk bejne gje tjeter vecse fusin ne kurth kurajon e manipatoreve per te vjedhur akoma me shume vota.


Gjithsesi faktori Nderkombetar me N te madhe perfqeson nje realitet politik shume te gjere qe perfshin vendet demokratike forumet dhe organizatat politike perendimore liderit e tyre drejtuesit e tyre te derguarit dhe perfaqesuesit e tyre ne Shqiperi.


Kete realitet kemi parasysh kur flasim per rolin serish aktiv e te pazevendesueshem te faktorit perendimor ne Shqiperi. Me kete vizion opozita duhet te jete ne vijen e pare te mbeshtetjes dhe bashkepunimit me nderkombetaret per cdo problem te demokracise per cdo detaj te zgjedhjeve.


Ne lidhje me zgjedhjet bashkepunimi mund te fokusohet ne dy drejtime. Se pari ne dokumentimin dhe paraqitjen e perditshme te shkeljeve prane te gjitha zyrave dhe instancave te angazhuara per mbarevajtjen e zgjedhjeve ne Shqiperi. Se dyti ne njohjen e nderkombetareve me problematiken dhe specifikat e zgjedhjeve shqiptare ne vite. eshte ky vend qe nuk ben dot zgjedhje si fqinjet e vet


Pse kemi bere zgjedhje normale ne vitin 1992 dhe ne vitin 1994 dhe nuk beme dot ne vitin 2001 apo ne vitin 2009 Ambasadoret e huaj nderrohen cdo tre kater vjet ne Shqiperi.


Zyrtaret europiane apo amerikane te Brukselit dhe Uashingtonit gjithashtu. shte e rendesishme qe rishtaret te njohim mire cka ndodhur me pare ne vendin tone. Kjo do ti ndihmonte te beheshin me te suksesshem ne misionin e tyre.


Ne te kunderten ata do te rrezikonin tu mbanin iso pa e kuptuar manipulimeve te radhes. Keto dite per shembull ne daljet dhe prononcimet e tij per zgjedhjet vendore te 8 majit ambasadori i SHBA-se zoti Arvizu ka folur per zgjedhje me te mira se te kaluarat apo per zgjedhjet me te mira te mundshme.


Zgjedhjet me te mira se ato te kaluarat apo zgjedhjet me te mira te mundshme jane formulimet qe kane demtuar e damkosur zgjedhjet shqiptare neper vite. Ne fakt jane formulat qe kane licensuar manipulimet dhe manipulatoret pasi nuk ekzistojne njesi matese qe te tregojne me vertetesi se keto zgjedhje ishin me te mira se te meparshmet.


Nje sistem spekulativ vleresimi eshte i hapur per genjeshtra. Rendom ne raportet e OSBE-ODHIR-it zgjedhjet shqiptare vleresohen me te mira se te meparshmet duke ricikluar nderkohe te njejten problematike dhe duke pranuar me vonese dhe tallshem difektet e zgjedhjeve te kaluara. Ironikisht zgjedhjet shqiptare rrotullohen ne rrethin vicioz te permiresimeve ku cfare rregullohet sot prishet mot dhe keshtu pa fund.


Ne raportin e OSBE-ODHIR-it per zgjedhjet e vitit 2009 jane renditur nje per nje shkeljet e kartes se Kopenhagenit duke filluar me perdorimin e administrates nga qeveria e duke perfunduar me njeanshmerine e thelle te Televizionit Publik ne favor te qeverise. Ne te njejtin raport vazhguesit kane nenvizuar faktin e numerimit te keq dhe shume te keq te votave ne nje te treten e qendrave te numerimit.


fare kuptimi ka ne keto kushte premtimi zgjedhje me te mira se te kaluarat Nuk desherojme te behemi cinike dhe te themi se kesaj radhe votat do te numerohen keq dhe shume keq vetem ne nje te pesten e qendrave te numerimit apo se do te perdoren dy tre here me pak karta false dhe do te futen ne kuti dy tre here me pak vota fiktive se ato qe jane futur ne ruzhdijet e vitit 2009.


Zgjedhjet me te mira se ato te kaluarat duken utopike sa kohe qe asnje prej rekomandimeve te OSBE-ODHIR-it nuk eshte reflektuar . Por edhe po te ishin reflektuar 34 rekomandimet ne fjale zgjedhjet me te mira se ato te kaluarat nuk jane zgjedhjet qe i duhen Shqiperise.


As zgjedhjet me te mira te mundshme. Ambasadori Arvizu dhe kushdo tjeter me statusin e tij qe premton keshtu nga deshira e mire duhet te dije se manipulatoret profesioniste te zgjedhjeve ne Shqiperi nuk presim me shume se kaq madje presin pikerisht kete standard per te vene dore serish ashtu sic dine ata mbi vullnetin dhe voten e shqiptareve. Nuk ka dhe nuk mund te kete nje standard shqiptar per zgjedhjet.


Nuk ka asnje arsye qe zgjedhjet shqiptare te krahasohen me vetveten. Nuk ka asnje arsye qe komuniteti nderkombetar te ule steken e standardeve per Shqiperine. Qeverise shqiptare qe ka pergjegjesine e organizimit te zgjedhjeve i duhet kerkuar qarte dhe pa asnje ekuviok zgjedhje te standardeve nderkombetare zgjedhje ne respekt te kartes se Konehagenit zgjedhje te lira zgjedhje te ndershme zgjedhje te barabarta. Asgje me shume. Asgje me pak.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›