E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, nis punimet seanca plenare e radhës

TIRANË- Kuvendi nisi punimet e seancës plenare të radhës, ku pritet të shqyrtohen disa marrëveshje të rëndësishme dypalëshe për bashkëpunimin ekonomik.
Seanca e sotme do të shqyrtojë ratifikimin e marrëveshjes së financimit dhe projektit ndërmjet palës shqiptare, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe bankës gjermane KFV Frankfurt AM MAIN për financimin e projektit “Fondi i Investimeve Sociale IV”, e cila do të pasohet nga shqyrtimi i marrëveshjes për financimin me grant të projektit "Shërbime konsulence për forcimin e kapaciteteve të Ujësjellës-Kanalizimeve, Berat- Kuçovë".
Një pr/ligj që pritet të shoqërohet me diskutime është dhe ai "Për barnat dhe shërbimin farmaceutik", si dhe një ndryshim në ligjin "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë".
Seanca do të mbyllet me diskutimet për çështje jashtë rendit të ditës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›