E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet i kërkuari, qëllohet mbi policinë

DIBËR- Forcat e policisë së qarkut Dibër kanë arrestuar shtetasin Vesel Shquti, i dënuar me 7 vjet burg, që në muajin shkurt të vitit 2010 nga Gjykata e rrethit të Dibrës.

Shquti është dënuar për veprën penale të “vrasjes me dashje të mbetur në tentativë”, si dhe për “armëmbajtje pa leje”, pasi sipas policisë së qarkut, ai ka tentuar të vrasë për motive të dobëta shtetasin me iniciale A.M. Për arrestimin e Shqutit janë kryer disa operacione, të cilat kanë dështuar si pasojë e terrenit të thyer dhe zonës së pyllëzuar ku ai banonte. Gjithashtu, në momentin e arrestimit të tij, forcat e policisë janë ndeshur me rezistencën e 20 banorëve të fshatit Hotesh, të cilët kanë qëlluar në drejtim të forcave të rendit me mjete të forta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›