Zgjedhjet, 5700 policë në gadishmëri për 28 qershorin
Policia e Shtetit, ka hartuar një plan masash nga strukturat përgjegjëse për menaxhimin e situatës në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës. Policia ka hartuar një plan masash nga strukturat përgjegjëse për menaxhimin e situatës.
TIRANE- Rreth 5700 efektiva të Policisë së do të angazhohen për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor që do të zhvillohen të dielën në mbarë vendin.
Sipas ATSH-së Policia e Shtetit, ka hartuar një plan masash nga strukturat përgjegjëse për menaxhimin e situatës në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës.
Krahas dispozitave të parashikuara në ligjin "Për Policinë e Shtetit" edhe KQZ si institucioni që administron procesin elektoral, ka miratuar udhëzime të posaçme ku parashikohen detyrat e strukturave policore dhe forcave të ushtrisë gjatë periudhës zgjedhore.
Udhëzimet e Komisionit elektoral përcaktojnë që rendi dhe siguria gjatë zgjedhjeve ruhet nga Policia e Shtetit. Kjo e fundit bashkëpunon ngushtësisht me KQZ-në lidhur me përmbushjen e detyrave gjatë procesit, si ruajtja e selive të KZAZ-ve nga momenti kur në to mbërrijnë materialet e votimit e deri në datën e zgjedhjeve.
(s.g/BalkanWeb)