E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Berisha: Me rëndësi kandidaturat dhe koalicionet

Kryeministri Berisha ka deklaruar se kandidaturat dhe formimi i koalicioneve janë mjaft të rëndësishme për zgjedhjet lokale të 8 majit.

Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri Berisha theksoi se në zgjedhjet lokale duhet të promovohet kapacitetet e grave në qeverisjen vendore
 

“Kam besim se në këto zgjedhje ne do të arrijmë të përmirësojmë ndjeshëm përfaqësim e grave në qeverisjet vendore” theksoi Berisha duke shtuar se gratë nuk duhet të spostohen për shkak të patriarkisë por të vlerësohet kandidatura e tyre.
 

Gjithashtu kryeministri Berisha ka kërkuar nga strukturat e PD-së të dëshmojnë vullnet të plotë për krijimin e koalicioneve për zgjedhjet vendore.
 

“Kërkoj nga strukturat e PD-së të dëshmojnë vullnet dhe gadishmëri të plotë për koalicionet më të mundshe në komunitetin e tyre” theksoi Berisha duke theksuar se PD-ja do t`u ofrojë qytetarëve vlerat më të mira të komunitetit të tyre.
 

 Berisha kërkoi gjithashtu nga strukturat e Partisë Demokratike që në 10 ditët e para të muajit mars të kenë gati emrat e kandidatëve për kryetar bashkie dhe komune në gjithë vendin.

Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se zgjedhjet e 8 majit do të jenë përgjigja më e mirë për drejtuesit e PS-së që shkelmuan votën e shqiptarëve.

“Këto zgjedhje janë përgjigja më e mirë, më demokratike, më kushtetuese që mund t`u jepet atyre që duke mos marrë rezultatin që dëshironin bënë çdo gjë për të shkelmuar mbi votën e shqiptarëve, duke mos hezituar të marrin aventurën më të madhe, por edhe më të dështuar në historinë e vendit”, theksoi Berisha.

Gjithashtu kryeministri Berisha duke iu referuar ndërtimit të tunelit të rrugës Tiranë-Elbasan theksoi se në datën 3 mars do të hapen ofertat ekonomike. Sipas tij ndërtimi i tunelit do të zgjasë 18 muaj dhe në fillim të vitit 2013 do të jetë edhe inagurimi i tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›