E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, KQZ emëron anëtarët e opozitës në KZAZ

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot në mbrëmje propozimet e paraqitura për anëtarë të KZAZ-ve nga Partia Socialiste dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Ky vendim i KQZ-se u bë i mundur pas dorëheqjes mesditen e sotme të komisionerëve të shoqërisë civile nga KZAZ-të, të cilët plotësuan vendet vakante në KZAZ-te, pas mosparaqitjes në kohë të propozimeve nga ana e dy partive të opozitës.

DEBATE PS-PD NË MBLEDHJEN E KQZ PËR LISTAT ZGJEDHORE
Ora 17:00 Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është mbledhur pasditen e sotme për të shqyrtuar pretendimet e partive politike për problemet me listat zgjedhore.

Përfaqësuesi i PS Genci Gjoncaj ka bërë me dije shqetësimin e PS në lidhje me lista zgjedhore dhe mos regjistrimin e anëtarëve të partisë që ai përfaqëson në KZAZ. Ndërkohë që ka theksuar se PS i ka dorëzuar dje lista për anëtarët dhe sekretarët e KZAZ- ve.

Ndërkohë përfaqësuesi i PD Njazi Kosovrasti ka kërkuar replikë me Gjocaj duke deklaruar se këto jën pretendime të përhershme të PS. Por sipas tij KZAZ është institucion i cili vepron në bazë të vendimeve të veta dhe nuk merr urdhra ka komisioni zgjedhor

“Të gjithë e dimë që KQZ nuk merr urdhëra për KZAZ, pasi të gjithë e dimë se ato vendosin vetë në bazë të vendimeve të pavarura dhe nëse një palë ka ankesë ajo ja dërgon ankesën KQZ dhe më komisioni zgjedhor merr vendimin e saj. E njëjta gjë u bë dhe me listat paraprake. Shqetesimi i paraqitur për lista e zgjedhore ka qene per gjithë Shqipërinë. Nëse PS ka probleme i ka me veten e vet dhe ka nje ligj që i rreulllon që është ligji i gjendjes civile. Nëse PS ka pakënaqësi ti drejtohet gjykatës dhe prokororisë. Nëse keni ankesa me debate nuk zgjidhet gjë.”,- ka theksuar Kosovrasti.

Nga ana e tij Gjocaj ka deklaruar se nuk ka ardhur në mbledhjen e KQZ për replika, por për të bërë një problem shqetësues për PS.
“Unë po trajtoj një problem nëse rezulton e pavlerë është problem tjetër. Problemin e dytë e adresova me një logjikë që ka një problematikë të madhe të opozitës që ka të bëjë me listat e zgjedhjeve. Unë dua ti mbani shënim dhe ti merrrni parasysh apo jo kjo është puna juaj.”,- ka nmënvizuar përfaqësuesi i PS, Genci Gjoncaj

Kryetari i KQZ Arben Ristani gjatë fjalës së tij ka nënvizuar faktin se të gjithë kanë të drejtë të marrin fjalën, për sa i përket problemeve që kanë, ai ka deklaruar se “të gjithë kanë të drejtë të marrin fjalën, për sa i përket problemeve të tyre, por ne na duhet të veprojmë institulocianalisht dhe të marrim vendimet e duhura.” Në vijim Ristani ka bërë ne dije cështjen e ditës e cila ka të bëjë në lidhje me rregullsitë e propozimeve të partive politike pjesmarrësë në zgjedhjet e 8 majit.

“Duhet te sqaroj a janë në rregull dokumentacioni i propozimeve të partive për anëtarët dhe sekretarët për KZAZ-të. Deri tani ka 165 propizimet për anëtar KZAZ që ka dërguar PS 160 janë me me dokumentacion të plotë ndërsa të plotë. Ndërkohë një tjetër mangësi me dokumentacionin e dorëzuar nnga PS është se mungon pjesmarrja e femrave e cilla duhet të përmbushë kuotën rreth 30 %.50 duhet të ishin, por i mungojnë 6 femra. Kjo ishte për anëtarët. Ndërkohë që sekretar ka 33.",- ka thënë kreu i KQZ.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›