Zgjedhjet, KQZ-ja aktuale ende në detyrë

Dekreti i presidentit për Kodin Zgjedhor i ka dhënë fund hartimit të kuadrit ligjor për zgjedhjet parlamentare, por ndërkaq ka hapur një tjetër debat për respektimin e afateve dhe realizimin e standarteve në periudhën që na ndan nga zhvillimi i procesit zgjedhor. Sipas anëtarit të KQZ-së Dodë Prenga , edhe pse tashmë janë shkelur disa afate që kanë të bëjnë kryesisht me ngritjen e komisioneve zonale, të gjitha veprimet më të rëndësishme varen nga dekreti i presidentit për datën e zgjedhjeve, dhe ende nuk ka arsye për alarm lidhur me plotësimin e standarteve. Si një prej njerëzve që ka menaxhuar disa procese zgjedhore, Dodë Prenga vëren se megjithë avantazhet që sjell ky ligj, ka disa çështje ose pika të cilat mund të sjellin një zvarritje të procesit siç është e drejta që iu jepet dy aneëtarëve të KQZ-së për të kërkuar rinumërimin e votave.KQZ-ja aktuale do të vazhdojë të ekzistojë deri në miratimin e KQZ-së së re , vendim që do të merret nga parlamenti.