Qeveria nuk po përballon situatën në veri

Lëvizja Socialiste për Integrim ka akuzuar qeverinë se nuk po përballon siç duhet situatën e vështirë të krijuar në disa zona të veriut për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. LSI-ja tha në një konferencë për shtyp, se kryeministri Berisha duhet të kishte ngritur vetë një shtab emergjence për tu ardhur në ndihmë banorëve të izoluar. Sipas kësaj partie duhet ndërhyrje emergjente për zhbllokimin e disa rrugëve ndërsa banorët duhet të furnizohen rregullisht me energji dhe ushqime. LSI-ja gjithashtu u shpreh se qeveria duhet të akordojë edhe një fond të posacëm për pushtetin vendor në këtë zona për të përballuar situata të tilla