Zgjedhjet, KQZ-ja krijon Bordin e Monitorimit të Medias
Tiranë- Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve ka miratuar sot me katër vota pro ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias.
Katër anëtarët e KQZ-së kanë vendosur sot që komisioni, i cili do të vazhgojë mediat në se do ta trajtojnë në mënyrë të barabartë fushatën zgjedhore, të përbëhet nga gjashtë anëtarë fillimisht. Pjesë e tij do të jenë: Andi Kananaj, Ardian Thano, Dardan Malaj, Rexhep Polisi, Klarita Bajraktari dhe Andon Andoni. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Lleshi, vendosi të tërheqë propozimin për anëtar të BMM, Basir Çollaku, për arsye të emërimit të tij në një detyrë tjetër. Propozimi për anëtarin e 7 të BMM-së do të bëhet nga kryetarja e KQZ-së brenda një afati të shkurtër kohor.
Po sot u bë miratmi i kërkesës së Partisë Civile për të rishikuar vendimi e datës 19 prill për mosregjistrimin e saj si subjekt zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë.
Gjithashtru u miratua pr/vendimin Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Aleanca Popullore, për rishikimin e vendimit të KQZ-së nr. 196, datë 19.04.2013, për regjistrimin si subjekt zgjedhor i Partia Aleanca Popullore, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 23.06.2013. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi pranimin e kërkesës së kësaj partie politike. Ai vendosi të ndryshojë vendimin për regjistrimin e Partisë Aleanca Popullore, vetëm në elementin e emrit të kryetarit të partisë, referuar vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës, i cili ka marrë formë të prerë në datën 26.04.2013, sipas të cilit, kryetar i Partisë Aleanca Popullore është vendosur të jetë Artur Dojaka.