Zgjedhjet, KQZ miraton mandatet e fundit
KQZ-ja miratoi dje 59 mandatet për tre qarqet e fundit. Rezultati përfundimtar, më 1 gusht. Partitë politike, 5 ditë kohë për ankesa ndaj ndarjes së mandateve
TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbyllur dje de-fakto procesin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, pasi de-jure, për shkak të detyrimeve të Kodit Zgjedhor, ai është i detyruar ta finalizojë atë pas pesë ditësh, kur dhe skadon afati që forcat politike mund të ankimojnë vendimin e ndarjes së mandateve.
Gjatë seancës së djeshme, ky komision ka miratuar dhe shpërndarë 59 mandatet për tre qarqet e fundit, Tiranë, Durrës dhe Shkodër, duke kompletuar në këtë mënyrë gjithë legjislativin e ardhshëm. Miratimi i mandateve për këto tre qarqe, ndryshe nga sa shkoi procesi i numërimit të votave, nuk ka shkaktuar asnjë debat në komision, çka u duk qartë edhe në miratimin e vendimeve përkatëse me unanimitet nga gjithë anëtarët.
Tirana
Qarku i Tiranës është marrë i pari dje në shqyrtim nga KQZ-ja, e cila pasi ka dëgjuar drejtorinë përkatëse për mënyrën e përllogaritjes së mandateve, ka miratuar së pari ndarjen e mandateve mes koalicioneve dhe më pas mes forcave politike, dhe në fund ka miratuar edhe emrat përkatës që do të përfaqësojnë këto forca në Kuvend.
E ashtu si në shumicën e qarqeve, Partia Socialiste, megjithëse si subjekt më vete ka arritur të marrë më shumë vota se PD-ja, pra 162.757 vota kundrejt 161.332 votave të demokratëve, ajo si koalicion ka mundur të marrë një deputet më pak se kundërshtari dhe kjo për shkak të votave të partive të vogla që kishte në koalicion.
Në këtë mënyrë, sipas të dhënave zyrtare dhe përfundimtare të KQZ-së, koalicioni i drejtuar nga PD-ja ka marrë 177.869 vota, ose 46.83% të tyre, ndërsa koalicioni i drejtuar nga PS-ja ka marrë 173.515 vota, ose gati 1 për qind më pak. Vlen të përmendet këtu fakti se 19.916 vota ka arritur t'i marrë edhe LSI-ja majtas, pavarësisht se tri ditë pas zgjedhjeve ajo deklaroi kalimin djathtas.
Në bazë të këtyre rezultateve për këtë qark, koalicioni i djathtë ka nxjerrë 16 deputetë, nga të cilët 15 PD-ja dhe 1 PR-ja. Ndërsa koalicioni i majtë ka mundur të marrë vetëm 15 deputetë, të cilët do të jenë të gjithë të PS-së. Me shumë vështirësi, në momentet e fundit të numërimit, një deputetë mund ta nxjerrë në këtë zonë edhe LSI-ja.
Fieri dhe Shkodra
KQZ-ja ka mundur t'i japë fund dje edhe debatit për Qarkun e Fierit, për të cilin u debatua më shumë gjatë gjithë këtij muaji paszgjedhor. Ajo ka miratuar mandatet dhe emrat e deputetëve të rinj për këtë qark, duke reflektuar në tabelën e rezultateve edhe pasojat e vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të hequr 440 votat e kutisë së fshatit Ruzhdie. Pas këtij ndryshimi, rezulton se koalicioni "Bashkimi për Ndryshim" i PS-së ka marrë 91.723 vota, ose 51.83% të tyre dhe koalicioni i PD-së ka marrë 70.762 vota, ose 39.98%.
Një ndryshim ky që ka thelluar edhe më shumë avantazhin e PS-së në vota, por që nuk ka pasur asnjë impakt në ndarjen e mandateve, të cilët mbeten në raportet 9 PS-ja, 6 PD-ja dhe 1 LSI-ja. Gjithashtu, gjatë kësaj mbledhjeje janë miratuar dhe janë shpërndarë edhe mandatet e Shkodrës, qark në të cilin PD-ja është rikonfirmuar si forca me mbështetjen më të madhe.
Në bazë të rezultateve finale zyrtare, koalicioni i drejtuar prej saj ka marrë 67.656 vota ose 58.11% të tyre dhe ai i drejtuar nga PS-ja me 40.964 vota. Për rrjedhojë, nga përllogaritja e tyre dhe konvertimi në mandate, PD-ja ka mundur të sigurojë 7 kundrejt 4 të PS-së. Ndërkohë, kreu i KQZ-së, Arben Ristani, ka bërë të ditur se vetëm ditën e shtunë KQZ-ja do të shpallë përfundimin e zgjedhjeve.
Qarku Durrës
PD
Ferdinand Xhaferri
Albana Vokshi
Gazmend Oketa
Ylli Lama
Osman Metalla
Eduart Halimi
Igli Cara
PS
Blendi Klosi
Rudina Seseri
Hazir Gashi
Gazmir Bizhga
Klodiana Spahiu
LSI
Lefter Koka
Qarku Lezhë
PD
Edi Paloka
Mark Marku
Pavlina Hoti
Rrajmond Hoxha
PS
Gjok Jaku
Gjovalin Kadeli
Armando Prenga
Qarku Vlorë
PD
Astrit Patozi
Ardian Kollozi
Leonard Demi
Kreshnik Çipi
PDI
Dashamir Tahiri
PS
Arben Isaraj
Luiza Xhuvani
Arben Malaj
Shpëtim Idrizi
Eltar Deda
Fatmir Toci
PBDNJ
Vangjel Dule
Qarku Dibër
PD
Jemin Gjana,
Sherefedin Shehu,
Bedri Hoxha
Selami Xhepa
PS
Sadri Abazi
Qemal Minxhozi
Qarku Gjirokastër
PS
Arta Dade
Vangjel Tavo
Ethem Ruka
PD
Genc Ruli
Spiro Ksera
Qarku Korçë
PD
Ridvan Bode,
Gjergj Papa
Ledina Aliolli
Edmond Spaho
Fatbardh Kadilli
Ismail Hoxha
PS
Ben Blush,
Pandeli Majko
Mimi Kodheli
Alfred Dalipi
Arben Ahmetaj
Olta Xhaçka
Qarku Kukës
PD
Flamur Noka
Besnik Dushaj
Fatos Hoxha.
PS
Asllan Dogjani
Qarku Tiranë
PD
Sali Berisha
Aldo Bumçi
Rajmonda Bulku
Bujar Nishani
Majlinda Bregu
Gerti Bogdani
Gent Strazimiri
Florian Mima
Ilir Rusmali
Myqerem Tafaj
Luan Skuqi
Tritan Shehu
Viktor Gumi
Arben Imami
Lajla Pernaska
PR
Fatmir Mediu
PS
Vasilika Hysi
Besnik Baraj
Kastriot Islami
Sajmir Tahiri
Fatmir Xhafaj
Andis Harasani
Ditmir Bushati
Eglantina Gjermeni
Namik Dokle
Enkelejda Shkreli
Eduard Shalsi
Xhemal Qefalia
Dashamir Peza
Ilir Gjoni
Artan Gaçi
LSI
Ilir Meta
Qarku Shkodër
PD
Jozefina Topalli
Astrit Bushati
Arenca Trashani
Gëzim Dibra
Gjok Uldedaj
Paulin Sterkaj
Ndue Paluca
PS
Ilir Beqja
Tom Doshi
Ndue Kola
Astrit Beci
Qarku Fier
PS
Gramoz Ruçi
Ermelinda Meksi
Albert Caci
Fatos Tushe
Armando Subashi
Bashkim Fino
Ervin Koci
Arben Cuko
Piro Lutaj
LSI
Dritan Prifti
Kandidatët Fitues
PD
Sokol Olldashi
Ilir Bano
Mesila Doda
Enkelejd Alibeaj
Vasillaq Ngresi
Fatos Beja
Qarku Elbasan
PD
Lulzim Basha
Ardian Turku
Ardiana Gjoni
Rrahim Çota
Dashnor Sula
Luçiano Boçi
Sybi Hida
PS
Valentina Leskaj
Ilir Bejtja
Shegushe Ligori
Taulant Balla
Damian Gjiknuri
Agim Leka
Skënder Hasa
Lista e deputeteve femra
Shkodër
Jozefina Topalli, PD
Arenca Trashani, PD
Lezhë
Pavlina Hoti, PD
Durrës
Albana Vokshi, PD
Rudina Seseri, PS
Tiranë
Vasilika Hysi, PS
Rajmonda Bulku, PD
Majlinda Bregu, PD
Lajla Përnaska, PD
Enkelejda Shkreli, PS
Elbasan
Adriana Gjoni, PD
Valentina Leskaj, PS
Shegushe Ligori, PS
Fier
Ermelinda Meksi, PS
Mesila Doda, PD
Gjirokastër
Arta Dade, PS
Berat
Ermonela Velaj, PS
Vlorë
Luiza Xhuvani, PS
Korçë
Ledina Aliolli, PD
Mimi Kodheli, PS
Olta Xhaçka, PS