Ristani: Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve më 1 gusht
Në përfundim të shpalljes së mandateve të deputetëve për tre zonat e fundit zgjedhore, përkatësisht për qarqet Tiranë, Fier dhe Shkodër, kryetari i KQZ-së tha se "ne sot përmbyllëm procesin e ndarjes së mandateve sipas koliacioneve dhe brenda tyre, si dhe nomimin e kandidatëve fitues nga listat shumëemërore të partive që konkuruan si subjekte zgjedhore".
Ai sqaroi se rezultati përfundimtar, në bazë të nenit 167 të Kodit Zgjedhor, duhet të dalë jo më vonë se pesë ditë nga shpallja e mandateve për çdo zonë zgjedhore, që do të thotë se të shtunën (1 gusht) do të kemi vazhdimin e mbledhjes së sotme të KQZ-së për të dhënë përfundimisht rezultatin. "Kjo, pasi ligji parashikon dhe një afat ankimor ndaj këtyre vendimeve të KQZ-së", shpjegoi kryetari Ristani.
Mbledhja e sotme e KQZ-së shpalli 59 kandidatët fitues në tre zona zgjedhore, përkatësisht, në Tiranë, Fier dhe Shkodër, duke bërë konfigurimin e plotë të listës prej 140 deputetësh të Kuvendit të ri të Shqipërisë. Sipas rezultateve të shpallura deri tani nga KQZ, në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit koalicioni i djathtë "Aleanca e Ndryshimit" fitoi 70 mandate, koalicioni i majtë "Bashkimi për Ndryshim" 66 mandate dhe koalicioni "Aleanca Socialiste për Integrim", 4 mandate.