Aksidentet, gati Task- Forca në rrugë
Në një mbledhje urgjente të ditës së djeshme është kërkuar ngritja e një grupi të posaçëm për kontrollin e akseve të rëndësishme
Prioritet pritet të kenë zona e bregdetit, akset e mbërritjes së emigrantëve dhe turistëve në vend
TIRANE- Pas ngjarjeve të ditëve të fundit në akset rrugore të vendit, krerët e Qarkullimit Rrugor në Policinë e Shtetit, kanë mbledhur shefat e këtij seksioni në të gjithë vendin, duke kërkuar shtrëngiminn e masave dhe kontrolleve në akset e rëndësishme dhe dytësore të vendit.
Në fund të mbledhjes, krerët e rrugorëve kanë vendosur ngritjen e një Task- Force të Policisë së Shtetit, që do të inspektojë të gjithë akset dhe shërbimet rrugore në të gjithë vendin, si dhe respektimin e rregullave të qarkullimit prej drejtuesve të ndryshëm të mjeteve të ndryshme. Ngritja e Task- Force, është bërë e ditur për "gazetën "Shekulli", nga kreu i Qarkullimit Rrugor në Policinë e Shtetit, Drejtues Shkëlzen Alia.
Mbledhja e krerëve të Policisë Rrugore në qendër me vartësit e tyre në bazë është zhvilluar gjatë pasdites së djeshme, ku krerëve të policisë rrugore në të gjithë vendin dhe në veçanti në akset e plazheve kryesore të vendit të cilat frekuentohen nga pushuesit si dhe në ato akse ku ka qarkullim të dendur për shkak të mbërritjes së pushuesve, si dhe emigrantëve.
Sipas kreut të Qarkullimit Rrugor në Policinë e Shtetit, Drejtuesi Shkëlzen Alia, pohoi dje pas mbledhjes me vartësit, është konkluduar që të rishikohen të gjithë rrugët rrugët hyrëse dytësore në drejtim të rrugëve kryesore kombëtare, si dhe në akset e ndryshme të super stradave.
Kontrollet
Krerët e Policisë, kanë kërkuar në mënyrë urgjente ndëshkuese që parashikohen nga Kodi Rrugor në drejtim të atyre drejtuesve të mjeteve dhe përdoruesve të rrugës, të cilët konstatohen me shkelje.
Për këtë qëllim, sipas burimeve drejtuesit e mjeteve që kapen me shpejtësi tej normave të lejuara, ata që kapen në parakalime të gabuara e në mënyrë të veçantë drejtuesit e mjeteve që kapen në udhëtim në gjendje të dehur do të merret automatikisht masa e bllokimit të lejes së drejtimit.
Po kështu sipas kreut të rrugorëve do të ndëshkohen edhe drejtuesit e mjeteve të cilët nuk përdorin rripin e sigurimit, gjatë udhëtimit, apo pasagjerëve që udhëtojnë në mjetet përkatëse. "Ndëshkimi i këtyre drejtuesve të mjeteve ka qëllim që të minimizojë rrezikimin e jetës së udhëtarëve të ndryshëm sipas masave që parashikon Kodi Rrugor,- thotë drejtuesi i lartë i rrugorëve Shkëlzen Alia.
Më tej ai shton se masat e mësipërme nuk janë aspak tejkalim apo rritje jashtë parametrave normalë, por vetëm zbatim rigoroz i Kodit Rrugor. Alia shpreh shqetësimin e tij në lidhje me edukatën e vetë drejtuesve të mjeteve gjatë përdorimit të rrugës.
Sipas tij, shkak për një pjesë të mirë të aksidenteve në pjesën më të madhe kanë qenë drejtuesit e mjeteve që nuk kanë respektuar sinjalistikën rrugore, vertikale dhe horizontale që përcakton shpejtësinë maksimale të lëvizjes së mjeteve në akset e ndryshme rrugore, parakalimet e gabuara, e përdorimi i pijeve alkoolike nga drejtuesit e mjeteve.
Shefi i Qarkullimit në Policinë e Shtetit paralajmëron masa të ashpra
Rishikim të BY PASSE- ve në rrugët kombëtare
Kreu i Policisë rrugore, Shkëlzen Alia, pohoi se në një pjesë të mirë të rasteve, aksidentet e shkaktuara në akse të ndryshme rrugore, kanë pasur si origjinë ndërprejet e akseve të rrugëve kombëtare kryesore apo superstaradave nga rrugë të ndryshme që vijnë nga rrugë dytësore, apo që janë nga ndërprerje të pa lejuara.
Sipas Alisë, një grup i posaçëm do të kryejë rishikimin e këtyre ndërprerjeve, apo siç quhen ndryshe në gjuhën teknike by- passe. Sipas tij, do të shikohet mundësia që disa prej këtyre rrugëve që futen në autostradë të ndërpriten apo të mbyllen, duke bërë që drejtuesit që përdorin këto segemente të drejtohen në pikat hyrëse dhe dalëse të autostradave apo rrugëve kombëtare.
"Fillimisht ne do të nisim një inspektim të rrugëve kryesore, që do të nisë me aksin e superstradës Tiranë- Durrës dhe anasjelltas". Sipas drejtuesit të lartë, ky është një nga akset kryesore të vendit, që ka edhe dendësinë më të madhe të qarkullimit nga mjete të ndryshme.
Shifrat
8 persona mbetën të dëmtuar, pes prej tw cilwve tw vdekur, gjatw mesnatës sw të shtunës duke u gdhirë dita e diel në aksin rrugor Tiranë- Durrës, kur një mjet I markës "Volksëagen", me targa të Tiranës që ecte kundravajtje u përplas nga dy mjete të tjerë që udhëtonin në të kundërt të mjetit.
9 aksidente rrugore me pasoja të rënda, ndodhën në vend nga e shtuna deri ditën e djeshme në mëngjes, në disa prej akseve më të rëndësishme të vendit, duke shkaktuar 7 persona të vdekur dhe së paku 16 persona të plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore