Prezantohet strategjia për kërkimin shkencor

Prezantohet strategjia për kërkimin shkencor dhe zhvillimin teknologjik të vendit. Zëvendës kryeministri, Genc Pollo, deklaron se ky dokument do të jetë baza për një kërkim dhe përparim të qendrueshëm në Shqipëri, dhe se kjo do të bëhet në përputhje me nevojat social- ekonomike të vendit.Ky dokument i prezantuar është pjesë e strategjisë kombëtare për zhvillim dhe integrim. Afati i zbatimit do të jetë brenda harkut kohor 5- vjeçar.