Rinia Aktive:Shpëtoni Muzeun e Shkencave

Muzeu i Shkencave të Natyrës, i cili ruan mbi 100 mijë specie të rralla, tashmë rrezikon seriozisht zhdukjen. Pas reagimeve të shumta për ccështjen në fjalë, së fundmi këtij muzeu në prag rrënimi i janë afruar përfaqësues të Rinisë Aktive, të cilët i bëjnë qeverisë dhe strukturave përkatëse apel për të shpëtuar këtë pasuri kombëtare.
Ndërkaq përmbarimi ka lënë afat datën 24 qershor, kohë në të cilën të gjitha speciet duhet të largohen prej godinës, pasi trualli do t'u kthehet ish-pronarëve. Por, përballë këtij urdhëri të formës së prerë, ende nuk dihet se në ccfarë godinë do të rivendosen ato, dhe nëse kjo bëhet e mundur një pjesë e mirë speciesh rrezikojnë të prishen gjatë transportit.