E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provimi i letërsisë,kaluan 95% e nxënësve

4.5 % është raporti i ngelësave në provimin e parë të maturës shtetërore, letërsisë. Sipas të dhënave paraprake të përpunimit të këtij rezultati del se, ka një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë në këtë vit. Po ta krahasojmë numrin e ngelësave vitin e shkuar që ka qenë 2500, sivjet ata janë gati një herë më pak, 1600. Agjensia Kombëtare e Pranimit në Intitucionet e Arsimit të Lartë, bën të ditur se, kalueshmëria në shkallë kombëtare është rreth 95%.
Sipas drejtorit të APRIAL, Alfred Shalësi në të gjithë Shqipërinë janë marrë mbi 200 dhjeta, për të cilat praktikisht maturantët kanë grumbulluar 45- 50 pikë në testet e provimit të letërsisë. Që maturanti të sigurojë pesën sipas rregullores, ai duhet së paku të mbledhë 10 pikë nga ky test.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›