E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedi humanitare zhduken ne det 700 emigrante

Agjencia e Kombeve të Bashkuara paralajmëron për mundësinë e një tragjedie humanitare, pasi ka njoftime se 700 emigrantë nga Libia mund të jenë mbytur, ndërsa barka me të cilën ata udhëtonin drejt brigjeve të Europës u thye në det, gjatë së premtes.

Agjencia për refugjatët njofton se 16 trupa, mes të cilëve edhe dy fëmijë, janë gjendur nga personat që ishin në bordin e barkës. UNHCR deklaroi se të gjitha anijet në Mesdhe duhet të jenë të gatshme të ndihmojnë nëse i ndeshin në det barka të tilla me refugjatë që vijnë nga vendet afrikane.

Ndërkaq, NATO ka mohuar njoftimet se njësi detare të saj i kanë lënë të vdesin disa dhjetëra emigrantë në një anije tjetër që ndodhej në vështirësi. Deklaratat e NATO-s vijnë pasi gazeta britanike “The Guardian” raportoi se 61 nga 72 peronat që ndodheshin në bordin e një barke emigrantësh vdiqën nga uria dhe etja, edhe pse u vunë re nga një helikopter ushtarak dhe një anije e NATO-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›