E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, PD “Ok” PS-së për komision monitorimi

Kryetari i Grupit të PD, Astrit Patozi, bëri të ditur sot se, “Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike mirëpret nismën e Grupit Parlamentar të PS, për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm parlametar, për monitorimin e zgjedhjeve”. 

TIRANË- Mazhoranca pranoi sot ngritjen e një komisioni parlamentar për monitorimin e proçesit të përgatitjes të zgjedhjeve së ardhshme parlamentare.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Astrit Patozi, bëri të ditur sot për mediat se, “Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike mirëpret nismën e Grupit Parlamentar të PS, për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm parlametar, për monitorimin e zgjedhjeve”.
Sipas tij “zgjedhjet e lira janë prioriteti jonë absolut, dhe ne, shtoi ai, e konsiderojmë kërkesën e opozitës për të pasur më shumë akses në monitorimin e infrastrukturës zgjedhore si legjitime dhe si kërkesë të arsyeshme.”
Më tej ai sqaroi se, “ky komision duhet të ngrihet nga 2 bashkëkryetar një përfaqësues nga maxhoranca parlamentare dhe një përfaqësues nga opozita.”
Deklarata e Patozit bëhet në kuadër të deklaratës së bërë nga Kryetari i PS-së, Edi Rama dje. Rama kërkoi të drejtën për mbikqyrjen e proçesit zgjedhor, veçanërisht për probleme si listat zgjedhore dhe dublimet.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›