Vrau gruan me thikë, “burg pa afat” për 39 vjecarin
Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e cila me kërkesë të Pokurorisë, caktoi masën e sigurisë së "arrestit me burg" ndaj shtetasit 39 vjeçarit. Ai masakroi per vdekje me thike gruan ne gjendje te dehur
TIRANË-Një 39 vjeçar i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, pak ditë më parë në Tiranë, do të mbahet në paraburgim deri në përfundim të hetimit të hapur ndaj tij nga Prokuroria e Tiranës.
Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e cila me kërkesë të Pokurorisë, caktoi masën e sigurisë së "arrestit me burg" ndaj shtetasit Shpëtim Zhllima, 39 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Shpëtim Zhllima është arrestuar dy ditë më parë si autor i dyshuar në vrasjen me armë të ftohtë thikë të bashkëshortes së tij, Nafije Zhllima, brenda banesës së tyre në Tiranë, pranë Spitalit Ushtarak. Pak pas ngjarjes, Policia konfirmoi se Zhllima në momentin e kryerjes së krimit ka qënë në gjendje të dehur.
Gjatë arrestimit, forcat e policisë i gjetën dhe bllokuan atij, me cilësinë e provës materiale, armën e krimit. Sipas të dhënave hetimore, shkak i këtij krimi brenda familjes mendohet të jetë bërë një grindjeje mes dy bashkëshortëve.
(d.b/BalkanWeb)