E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Qeveria e vendosur të zbatojë programin

15/04/2009  Turi kryeministror

Mazhoranca e djathtë parlamentare do ti kushtojë vëmendje të veçantë arsimit profesional gjatë mandatit të dytë qeverisës. Ky është premtimi që ka dhënë Kryeministri Sali Berisha gjatë inaugurimit të përfundimit të rikonstruksionit të shkollës së mesme profesionale në Shkozet. Kreu i qeverisë theksoi se pas hapit të parë, që ishte pajisja e shkollave me kabinete informatike, hapi i dytë do të jetë përhapja e mënyrës së të mësuarit dixhital. Ndërkohë gjatë vizitës së tij në Spitallë Berisha u shpreh se rindërtimi tërësor i infrastrukturës arsimore, modernizimi i procesit të mësimdhënies dhe orientimi i arsimit drejt tregut janë objektiva prioritare të qeverisë. Shefi i ekzekutivit tha se qeveria është e vendosur të zbatojë programin e saj dhe se më 1 maj do të rriten pagat për mësuesit. “Është e vërtetë se ka një krizë botërore, kjo është reale dhe e pamohueshme. Është e vërtetë se kjo krizë ndikon edhe te ne, por nga është e vërtetë gjithashtu se kjo krizë nuk ndikon në atë shkallë sa ne të mos zbatojmë programin tonë. Ndaj më 1 maj gjithë mësuesit do të kenë rrogat e ngritura”, - deklaroi ai. Berisha tha se mazhoranca po shkon drejt një mandati të dytë qeverisës dhe të gjithë janë dëshmitarë se Shqipëria është në një ndryshim që nuk e ka njohur ndonjëherë më parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›