E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, PS padit zyrtarin e KQZ-së

TIRANË Partia Socialiste kërkoi fillimin e ndjekjes penale, për drejtorin e Komisioneve Zgjedhore pranë KQZ, Alfred Spahiu. PS-ja ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj z. Spahiu, ku e akuzon atë për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve. PS i referohet konkretisht procesit të numërimit të votave më 10 maj, për Qendrën e Votimit numër 1932 në KZAZ 52 në Tiranë, ku sipas kësaj force politike janë konstatuar mospërputhje midis fletëve të votimit dhe procesverbalit të listës së zgjedhësve. Duke iu referuar këtij precedenti, socialistët kanë argumentuar se të tilla rrethana mund të paraqesin rrezikshmëri, pasi mund të sjellin pasoja të rënda në procesin zgjedhor. Padia është depozituar në Prokurorinë e Tiranës nga Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Koordinimin, Fatmir Xhafaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›