Zgjedhjet/ Shpërndahet baza materiale në KZAZ

Për herë të parë baza materiale zgjedhore ka shkuar në të 66-ta Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ndër të tjera ky komision ka shqyrtuar edhe disa çështje të tjera, por miratoi vetëm shkarkimin dhe zëvendësimin e disa sekretarëve të komsioneve, siç janë propozuar nga partitë.
Debate ka patur midis anëtares së KQZ-së, Dëshira Subashi dhe Pranvera Shtjefnit në lidhje me miratimin e vëshguesve të koalicionit politik Poli i Lirisë në KZAZ-në numër 42 në shkodër. Pretendimet e përfaqësues së Partisë Demokratike në KQZ, ishin se kërkesa për të pranuar këta vëzhgues është bërë jashtë afatit.
Sipas kodit zgjedhor, KQZ dërgon në selitë e KZAZ-ve, jo më vonë se 3 ditë para datës së zgjedhjeve, materialet zgjedhore, ku përfshihen fletët e votimit sipas numrit të zgjedhësve në çdo QV, vula e KQV-së, procesverbalet e QV-së, lënda e posaçme për timbrimin e zgjedhësit dhe aparatin verifikues të saj, etj.