KQZ-ja prezanton projektin për përcjelljen on-line të rezultateve nga VNV-të drejt tij
26/06/2009 Rrjeti i transmetimit është privat dhe i pamanipulueshëm nga jashtë
Transparencë, efektshmëri, rezultat on-line dhe siguri janë objektivat e sistemit
Transmetimi i të dhënave gjatë procesit të numërimit të votave nëpër qendrat e numërimit të votave do të realizohet përmes një rrjeti transmetimi privat të ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim. Rrjeti i transmetimit do të jetë i sigurt, pasi tek ai nuk do të lejohet të ndërhyjë asnjë i jashtëm përveç operatorit të rrjetit dhe sekretarit të KZAZ-së, i cili do të ketë edhe një kod të personalizuar. Prezantimi i sistemit për dhënien e të dhënave on-line nga KQZ-ja të rezultatit të zgjedhjeve të 2009-s u bë dje në komision në prani të anëtarëve dhe përfaqësuesve të medies. Objektivat e sistemit elektronik të të dhënave do të jenë katër: transparencë, efektshmëri, rezultat on-line dhe siguri. Lidhur me transparencën, videot do të pasqyrojnë atë çka ndodh në kohë reale në procesin e numërimit. Këto transmetime dhe rezultatet do të shfaqen në kohë reale në monitorët e vendosur në ambientet e KQZ-së. Kamerat e tavolinës do të bëjnë të mundur shikimin e procesit të vlerësimit të fletëve të votimit në secilën tavolinë, duke transmetuar për vëzhguesit e pranishëm në monitor 32-sh, i mjaftueshëm për pamje të qartë të fletës së votimit. Lidhur me sigurinë do të ketë një regjistrim të plotë të procesit të numërimit. Kamerat e tavolinës do të transmetojnë në monitorë procesin e vlerësimit të fletëve të votimit dhe mundësojnë regjistrimin e këtij procesi. Ndërsa kamera e dhomës 360 gradë do të mundësojë regjistrimin e ambientit të VNV-së gjatë gjithë kohës së zhvillimit të procesit. Këto regjistrime do të jenë të mundshme për vëzhgim kurdo qoftë pas përfundimit të procesit.
Shqetësimi
Nëse sekretarit i ndodh ndonjë aksident (shqetësim i anëtarëve të KQZ-së), atëherë duhet patjetër autorizimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të vënë në punë një përdorues të ri. Pa autorizimin e KQZ-së nuk do të lejohet të bëhet asnjë veprim.