“PR një parti vlerash njerëzore dhe patriotike”
26/06/2009 Afrim Tola kandidati për deputet i PR-së
- Zoti Tola, mund të na tregoni se cili është angazhimi juaj në jetën politike shqiptare?
- Unë kam qenë dhe jam anëtar i Partisë Republikane, tek e cila kam gjetur vlerat më të mira. Iu bashkova kësaj force politike në vitin 1999 dhe personi që më afroi me këtë parti ka qenë Maks Haxhia, i cili më pas u angazhua si kandidat i Partisë Republikane për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Në zgjedhjet e atëhershme për pushtetin vendor unë kam qenë kandidati i PR-së për minibashkinë numër 6, që gjendet në zonën e Kombinatit, ku ne dolëm forca e tretë politike, pas Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. Më pas angazhimi im politik ka vijuar, po me Partinë Republikane, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, ku kandidova për deputet. Duke vlerësuar maksimalisht PR-në, unë kam pranuar të bëhem pjesë e listës së saj të kandidatëve për deputet në Qarkun e Tiranës.
- Cili ka qenë faktori kryesor që ju afroi me PR-në?
- Mund të them se afrimi im me republikanët nuk ka qenë e rastësishme. Siç përmenda më lart, PR-ja është një parti vlerash njerëzore, patriotike, e cila ka dhënë shumë për vendin tonë gjatë gjithë pluralizmit në Shqipëri. Nuk mund të lë pa përmendur angazhimin dhe kontributin e çmuar që PR-ja ka dhënë për anëtarësimin e vendit në NATO, gjë e cila është përmendur dhe theksuar nga të gjithë. Slogani i PR-së “familje, komb, pronë” është shumë domethënës dhe përcjell bindjen time politike. Unë mendoj se e djathta duhet të vazhdojë të qëndrojë në pushtet, sepse kjo është bindja e shumicës së shqiptarëve, por mbi të gjitha për gjithçka është bërë gjatë katër vjetve të fundit.
- Çfarë vlerësoni më shumë te PR-ja dhe tek e djathta?
- PR-ja ka dhënë një kontribut vërtet të çmuar në anëtarësimin e vendit në NATO, por edhe në reformat e tjera jetike të ndërmarra nga qeveria e koalicionit të djathtë në katër vjetët e fundit. Bashkimi Europian dhe zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar punën e PR-së dhe të së djathtës shqiptarë gjatë kësaj periudhe. Vendi ka një progres të madh falë reformave të thella në mbrojtje, shëndetësi, arsim, në sistemin fiskal. PR-ja pretendon të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, duke marrë portofolin e një ministrie. Dua të vlerësoj ministren aktuale të Shëndetësisë Anila Godo, e cila është tepër e suksesshme në punën e saj, por edhe si një mjeke e zonja dhe e gatshme për të ndihmuar njerëzit. Unë i konsideroj këto zgjedhje një sfidë për të ardhmen, pasi në zgjedhjet e vitit 2010 pretendoj të jem kandidat i koalicionit të djathtë për minibashkinë nr. 6, me të cilën kam lidhje shumë të ngushta.
Angazhimet në sport
Për një periudhë kohore prej 10 vjetësh Afrim Tola ka qenë i angazhuar tërësisht si futbollist. Një pjesë të rëndësishme të aktivitetit të tij në sport Tola e ka kaluar në klubin Partizani, por edhe te Dinamo dhe më pas tek Teuta. Ai rrëfen se është ndier mjaft i vlerësuar, por jo pa shkak, gjatë gjithë aktivitetit të tij si sportist. Afrim Tolën publiku shqiptar e mban mend gjatë dy vjetve kur ka mbrojtur ngjyrat e kuqezi, kur ka luajtur me ekipin kombëtar të futbollit gjatë viteve 1996–1998. Tola kujton me nostalgji jetën e tij si sportist. Ai ka ushtruar detyrën zëvendëstrajnerit të ekipit të shpresave të Dinamos. Ndërsa nga viti 2005 ka qenë drejtor ekzekutiv i klubit shumësportësh “Partizani”.