E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Rama mbledh kandidatët për udhëzime

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka zhvilluar një takim me të gjithë kandidatët e kësaj force politike për bashkitë dhe komunat në gjithë vendin.

Takimi u mbajt me dyer të mbyllura , dhe si temë kryesore e diskutimeve ishte organizimi i fushatës dhe zgjedhjeve lokale të 8 majit.

Takimi u zhvillua në ambientet e akademisë së Arteve dhe zgjati disa orë. Edhe pse nuk ka një komunikim zyrtar nga Selia Rozë, mësohet se kryesocialisti i porositi kandidatët që të organizojnë një fushatë zgjedhore, ku si prioritet do të jetë vazhdimi i bashkëpunimit me qytetarët dhe për ata që garojnë për herë të parë, propozimi i projekteve të reja.

Takimi u mbajt vetëm pak ditë pas mbledhjes së kryesisë së partisë .

(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›