Durres vritet me arme zjarri nje 20-vjecar

Nje 20-vjecar banor i qytetit te Durresit eshte vrare me arme zjarri. ne lagjen nr 4. Arber Bardhi eshte qelluar me pesë plumba pistolete nga persona ende te paidentifikuar. Sipas dëshmive të para që jane dhënë në policinë e Durrësit bëhet e ditur se 20 vjecari është kërkuar në telefon nga një person dhe më pas ka dalë në vendin ku do të takohej me të.
Pas takimit, shokët e viktimës kanë dëgjuar të shtënat,ndërsa më vonë kanë parë shokun e tyre të rrëzuar përtokë.Megjithëse 20 vjecari është dërguar me shpejtësi në urgjencën e spitalit, ai nuk ka mundur të shpëtojë.Policia ka mbërritur menjëherë pas kësaj ngjarje duke bërë rrethimin e zonës ku është kryer vrasja.
Ekspertet e policisë kanë gjetur në vengjarje 5 gezhoja pistolete tip TT, ndërkohë që autorët e kësaj vrasje kanë shfrytezuar errësirën dhe motin me rreshje për tu larguar dhe për të mos lënë shumë gjurmë në vendin e ngjarjes.Nga të dhënat e para bëhet e ditur se vrasja mund të ketë ndodhur për shkak të një hakmarrjeje të vjetër që ka patur familja e 20 vjecarit.
Aleks Kalemasi