Kryebashkiaku Rama inauguron nje rruge ne Tirane
Bashkia ka përfunduar rikonstruksionin e një aksi tjetër rrugor, në Tiranë, rrugën "Medar Shtylla", pranë zonës së quajtur 'Komuna e Parisit". Kryebashkiaku Rama ju ka premtuar qytetarëve se ai do të vazhdojë punën për ti ofruar Tiranës një infrastrukturë moderne, duke synuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit.
"Pensionet keq, faturat më keq, punët e qeverisë akoma më keq, po të paktën rrugët, trotuaret, gjelbërimin, ndricimin, gjithcka kemi ne këtu si komunitet, ne ti vazhdojmë ti përmirësojmë, ti cojmë përpara, ti transformojmë sepse edhe qeveria ditët e numëruara i ka", tha Edi Rama, kryetar i bashkisë Tiranë. Rikonstruksioni i rrugës, u bë pasi ajo ishte mjaft e dëmtuar. Brenda një jave përfundoi asfaltimi i saj.
Edlira Sulejmani