Fule apelon 8 maji vendimtar per statusin
(UPDATE) Statusi i kandidatit te vendit ne BE varet plotesisht nga zgjedhjet e 8 majit. Mesazhi eshte i komisionerit Stafan Fyle ne Tirane pas semanarit me palen shqiptare ku jane diskutuar 12 pikat e vena si kusht nga komisioni per statusin e kandidatit. Pjesemarrja ime ne kete seminar tha komisioneri i zgjerimit tregon se ne mbeshtesim Shqipërine ne perpjekjet per integrimin, por menjehere pas kesaj deklarate ai tha se statusi i Shqiperise eshte serish ne rrezik edhe kete vit, ne rast se palet nuk zgjidhin ngercin per zgjedhjet e tete majit.
“Ngërci duhet të zgjidhet. Është përgjegjësi e përbashkët e udhëheqësve politikë në Shqipëri. Kjo është çka shqiptarët presin dhe kanë të drejtë ta kenë. Ngërci përben pengesë serioze të përmbushjes së kritereve të Kopenhagenit dhe kritereteve për integrimin në BE. Zgjedhjet duhet te jene te lira, te drejta dhe demokratike. Kërkohen hapa te shpejtë dhe deçizivë per zgjidhjen, duhet të ndryshohen shpejt praktikat zgjedhore sipas rekomandimeve te ODHIR. Nese nuk gjendet nje zgjidhje, Komisioni nuk do te kete opion pozitiv serish per Shqipërine, e cila rrezikon të mbetet pas me integrimin dhe pas çdo vendi tjetër të Ballkanit” tha Fule.
Gjithsesi komisioneri per zgjerimin tha se ne takimet veç e veç qe ai kishte pasur ne Tirane, me presidentin Topi, kryeministrin Berisha dhe kryetarin e opozites Rama, kishte marre garanci se do te punonin per integrimin. Por nga takimet qe komisioneri i zgjerimit pati ne kryeqytetin shqiptar ne deklaraten per shtyp ai veçoi ate me presidentin Topi, kur tha se vleresonte shume rolin e ketij te fundit si plotesisht i angazhuar per nxitjen e krijimit te nje klime te besueshme politike mes partive ne Tirane.
Ne takimin me kryeministrin Berisha, njoftimi zyrtar thote se ky i fundit ka garantuar komisionerin e zgjerimit per organizimin e zgjedhjeve sipas standarteve. Po ashtu, zgjedhjet e majit kane qene ne qender te takimit 60 minutesh qe Fule pati me kryetarin e opozites Edi Rama ne seline e ketij te fundit. Ne te tre keto takime, komisioneri per zgjerimin europian Stefan Fule ka percjelle te njejtin mesazh, BE ju vezhgon rreptesisht per zgjedhjet.
Rovena Moçka Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 30 mars 2011 )