Peticioni ne Pogradec deri tani mblidhen 15 mije firma
Aktivistët e Aleancës “Kuq e zi”kanë mbërritur në Pogradec për të marrë firmat e qytetarëve në peticionin që synon ndryshimin e ligjit të gjendjes civile i cili lë hapsira për ndryshimin e kombësisë dhe ndalimin e regjistrimit të popullsisë me anë të deklarimit të fesë dhe etnisë.Mbështetja e qytetarëve ne firmosjen e peticionit ka qenë mjaft e madhe ashtu si edhe në qytetet e tjera të vendit.
“Ne synojmë që me këtë nisëm të mbrojmë shtetin ligjor dhe harmoninë fetare dhe etnike, e cila ka mbizotëruar prej vitesh në Shqipëri”, tha Endri Shabani, lëvizja e Aleancës “Kuq e Zi”.
“Qëllimi i shtetit fqinj që ndërmerr këtë presion ndaj qeverisë shqiptare për të realizuar këtë regjistrim është të risi në mënyrë artificiale numrin e minoritarëve dhe të zgjerojë zonën gjeografike të minoritetit nga Korca në Vlorë”, u shpreh Nuri Dragoi, Drejtor i Qendrës për Kulturë Demokratike.
Në Pogradec drejtuesit e lëvizjes së Aleancës “Kuq e Zi” bënë të ditur se deri tani janë depozituar 15.000 firma të qytetarëve, që mbështetin peticionin ndërkohë që aktivistët synojnë të mbledhin mbi 50.000 firmave edhe pse kjo procedurë kërkon kohë.
Jorgjeta Gjanci