Më 2007, makina u ble 60 milionë lekë, në mars e privatizoi fshehtas vetëm për 10 milionë lekë
Investigimi/Afera e fundit e Qazim Sejdinit, i shet vetvetes makinën e bashkisë
Në mes të ditës me firmën e miqve të tij të punësuar në bashki dhe me firmën e një notereje Qazim Sejdini një makinë që u ble për 65 mijë euro në fund të vitit 2007 për Bashkinë e Elbasanit ja ka shitur vetes së tij në muajin shkurt të vitit 2010 vetëm për 10 milionë lekë të vjetra. Nuk ka vjedhje më të kulluar e bërë me koshiencë nga ky kryebashkiak që kërkon përsëri tu rrëmbejë votën Elbasanasve për të vjedhur prapë.
Të fitosh 60 milionë lekë vetëm me dy firma. Kështu ka ndodhur me Qazim Sejdinin kryetarin e bashkisë së Elbasanit. Një aferë e pastër korruptive e bërë në mes të ditës duke grabitur pa ju dridhur qerpiku lekët e taksapaguesve shqiptarë. Kjo histori e mirëfilltë falsifikimi dhe korrupsioni zë fill në vitin 2007. Qazim Sejdini shkon e blen me lekët e bashkisë së Elbasanit me një tender të diskutueshëm dhe të dyshimtë një makinë luksoze me vlerë 65 mijë euro. Këtë makinë luksoze ky kryetar bashkie që në thelb është vetë Kadi dhe vetë Vali e ka përdorur fare pakë. E nxirrte sa për ta larë në lavash. Për dy vjet makina luksoze e Qazim Sejdinit me dokumente të Bashkisë e përdori vetëm 10 mijë kilometra. E ruante sikur do ta bënte makinën e tij. Ky fakt u kishte bërë përshtypje tërë punonjësve të bashkisë dhe tërë stafit të tij. Qazim Sejdini është i vetmi kryetar i Bashkisë që ka punësuar tërë tarafin dhe farefisin e tij duke e mbyllur ciklin dhe rrethin e tërë firmave të bashkisë për blerje dhe për privatizim.
Ky mjeshtër i grabitjes së taksapaguesve këtë makinë luksoze që kushtonte 80 milionë milionë lekë në fillim të vitit 2010 e privatizon për veten e tij për shumën e 10 milionë lekeve të vjetra. Ai bën dokumentacionin brenda natës dhe pasi ka bërë privatizimin e saj në mënyrë shumë korruptive duke shkelur rëndë rregullat e shitjes së kësaj makine gjen dhe një notere e cila ja legalizon këtë korrupsion. Në 20 pika dhe në pesë fletë kjo notere mike e ngushtë e Sejdinit dhe pjesë e korrupsionit të tij arrin që të bëjë një privatizim mjaft korruptiv. Tërë ky skenar i këtij kryetari bashkie dhe kjo shumë e madhe e përfituar nga ai në rrugë krejtësisht të padrejtë dhe të dyshimtë tregon dhe një herë se si ai në këto katër vjet vetëm ka vjedhur vetëm ka grabitur vetëm ka falsifikuar vetëm ka mashtruar dhe bërë ndere dhe favore të paligjshme në familjen e tij. Si është e mundur që një makinë brenda një viti e gjysmë të ketë një amortizim prej 70 milionë lekësh kur dihet që të përdorej për 365 ditë nuk do të kishte një amortizim më të madh se sa 20 për qind që do të thotë makina që kushtonte 80 milionë lekë të vjetra të amortizohej vetëm 16 milionë lekë të vjetra dhe duhet të shitej 64 milionë lekë të vjetra. Kjo është llogaria që bëhet sipas ligjeve të shtetit sipas katalogut të makinës dhe fabrikës ku është prodhuar ajo sipas të gjitha standardeve botërore dhe standardeve të përcaktuara me ligj dhe nga qeveria shqiptare. Por nuk ka ndodhur kështu. Ajo është shitur dhe 6 milionë lekë të vjetra më poshtë se sa vlera e amortizimit. Nuk besoj se ka vjedhje më të kulluar se sa kjo. Mbi të gjitha të çudit fakti se ky njeri e ka bërë në mes të ditës pa ju dridhur qerpiku dhe duke përzier në këtë aferë dhe mbi 10 punonjës të bashkisë dhe një notere. Kjo është vetëm maja e ajsbergut të aferave të Qazim Sejdinit thotë banorët e Elbasanit. Ai tani është një milioner I nginjur që kërkon që më tetë maj të blejë votën që të manipulojë dhe të vazhdojë operacionet e nisura dhe për katër vjetët në vijim. Qazim Sejdini ka një plan shumë të detajuar se si vjedh se si grabit dhe se si e ka shkatërruar Elbasanin. Ai tani është pronari i makine luksoze me të cilën bredh rrugëve të Elbasanit dhe të Shqipërisë duke organizuar ‘uikende’ dhe dreka e darka luksoze. Ai nuk i trembet asgjëje dhe nuk ka frikë nga asgjë. Ai ka arritur që të manipulojë votat dhe të manipulojë edhe financat e bashkisë. Mjafton ti hedhësh një sy Elbasanit dhe tu hedhësh një sy ndryshimeve të tij do të bindesh se kemi të bëjmë me një njeri që vetëm mendon për veten e tij për tarafin e tij sit ë vjedhë dhe sit ë grabisë në mes të ditës. Ai duket se ja ka dalë mbanë të falsifikojë dhe të grabisë makinën duke harruar se dokumentet e kësaj afere tani janë bërë publike janë në duar të sigurta dhe së shpejti do tu drejtohemi organeve kompetente për të bërë publike këtë aferë dhe për tu ndëshkuar të gjithë ata që e kanë bërë. Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet ta shikojë këtë vjedhje në mes të ditës.