PS, Ruci: Tre kushtet tona për të hyrë në zgjedhje
TIRANE- Partia Socialiste kushtëzon pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet lokale të 8 majit me plotesimin e 3 kushteve. I ftuar mbrëmë në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, në tv NEWS24, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruci tha se pa garantimin e listave zgjedhore, kartave të identitetit si dhe pavarësisë së institucionit të KQZ nuk ka zgjidhje të krizës.
Ruci i është përgjigjur dhe reagimit te ambasadorit Eugen Ëollfarth për mosdërgimin e emrave të komisionereve në KQZ, duke e akuzuar si një person që nuk njeh realitetin shqiptar. Ruci deklaroi gjithashtu se opozita do vazhdojë protestat e saj edhe më të fuqishme deri në të pandalshme si e vetmja mënyre për të nxjerrë vendin nga kriza e thellë ku e ka zhytur vendin kryeministri Berisha.
(s.g/NEWS234/BalkanWeb)