E Shtunë, 31 Tetor 2026

Foli kundër paktit detar me Greqinë e Dick Marti shkarkohet diplomati

TIRANE- Ish-punonjësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, diplomati Dritan Hila është shkarkuar para 5 ditësh nga detyra pas disa shkrimeve kritike në shtyp ndaj politikës greke kundrejt Shqipërisë, por edhe kundër raportit të Dik Martit.

Në një intervistë të botuar sot në "Gazeta Shqiptare" zoti Hila sqaroi se “qëndrimet e shtetit shqiptar janë qëndrime të një institucioni të marrë peng ose duke iu referuar historisë, të një shteti kuisling, i cili nuk ka nevojë as të pushtohet për të mbrojtur interesat e fuqive të huaja”.
Gjatë intervistës me gazetaren Darina Tanushi, diplomati ka hedhur hije dyshimi mbi takimet që janë zhvilluar për marrëveshjen e ujërave me Greqinë, ndërkohë që shprehet se i takon prokurorisë të hetojë rreth kësaj çështjeje.

“Për dhënien e 300 km2 territor shqiptar janë bërë vetëm pesë takime, nga të cilat dy, kryetari i komisionit i ka bërë kokë më kokë me homologun e tij grek, ku se çfarë është thënë apo dhënë, këtë mund ta zbulojë vetëm prokuroria”- deklaroi Hila në intervistë.

Gjithashtu Hila me një karrierë diplomatike 11 vjecare, nga të cilat 5 si konsull i Shqipëri në Bari dhe Milano në Itali, denoncon shkelje të mëdha në politikën e punësimeve në MPJ. Sipas tij të punësuarit merren pa konkurse dhe pa gradën që kërkon ligji.
(Intervisten e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›