Zgjedhjet, Sejdiu e Berisha: Serbet te marrin pjese

Sipas kryeministrit Berisha, qendrimet jane komplekse dhe diktohen nga shume faktore.
"Eshte ne interes te pakices serbe qe te zgjedhe perfaqesuesit e vet vendore, duke vendosur standarte te reja. Shpresoj qe kjo ceshtje te mos behet problem nderpartiak politik ne Beograd", theksoi Berisha.
Nga ana e tij, presidenti Sejdiu vleresoi se Kosova ka ofruar shanse te barabarta per te gjithe komunitetet, ndersa i kerkoi edhe njehere sot qytetareve serbe qe te dalin ne zgjedhje.
"Eshte irracional qendrimi i Beogradit, i cili ben thirrje per te penguar keta njerez qe te japin voten e tyre", theksoi Sejdiu.
Sipas tij, ne studimet dhe sondazhet e kryera shihet nje gadishmeri e larte e qytetareve serbe, te cilet kerkojne kthimin ne realitetin normal te jetes dhe puneve te tyre.
Berisha: Do te lobojme per pavaresine
Kryeministri shqiptar, Sali Berisha vlereson ne Prishtine se Kosova po konsolidon standartet per pakicat dhe te drejtat e tyre.
Ne nje konference te perbashket per shtyp me presidentin, Fatmir Sejdiu, Berisha theksoi se fale pavaresise se Kosoves, Ballkani po gjeneron stabilitet te plote.
"Prania e EULEX eshte nje shans i madh per te ardhmen europiane te Kosoves", u shpreh Berisha, ndersa premtoi lobimin e vazhdueshem te diplomacise shqiptare per njohjen e Kosoves.