Ministria e Mjedisit gjobit lokalet e natës
Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka ndërmarrë një aksion në lokalet e kryeqytetit për parandalimin e ndotjes akustike. Sipas rezultateve të monitorimit të nivelit të zhurmave dhe kontrolleve të ushtruara, aktivitete të ndryshme rezultojnë të krijojnë probleme në mjediset përreth.
Vetëm gjatë fundjavës janë gjobitur rreth 12 lokale me nga 50 mijë lekë ndërsa 29 subjekteve iu është pezulluar kryerja e aktivitetit pas orës 23.00. Sipas Ilir Balajt Drejtor i Agjencisë Rajonale të mjedisit inspektimet dhe kontrrollet do të vazhdojnë derisa ky problem të zgjidhet. Aksione të tilla do të shtrihet në të gjithë qytetet e vendit për të parandaluar ndotjen akustike.