Obama kërkon durim nga amerikanët për luftën në Afganistan
Duke qënë se përgatitjet për zgjedhjet presidenciale në Afganistan po vazhdojnë, Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, po kërkon më shumë mbështetje në publik ndaj luftës, me zgjedhjet e ardhshme të cilat konsiderohen si një test i rëndësishëm për strategjinë e tij të riorganizuar. Gjatë një fjalimi drejtuar veteranëve të luftrave të jashtme, Obama paralajmëroi se nuk do të kishte asgjë të shpejtë në lidhje me angazhimin e SHBA-së në Afganistan. "Ashtu sikurse unë thashë kur njoftova këtë strategji, do të ketë më shumë ditë të vështira përpara. Rebelimi në Afganistan nuk ndodhi vetëm brënda natës. Dhe ne nuk do ta mposhtim atë gjatë natës. Kjo nuk do të jetë e shpejtë. Kjo nuk do të jetë e lehtë", tha Obama. Duke shpresuar për të risiguruar mbështetjen e amerikanëve, Obama përshkoi se përse Shtetet e Bashkuara duhet të mbeten të angazhuara për të stabilizuar vendin e shkatërruar nga lufta.
" Nëqoftëse lihet i pakontrolluar, rebelimi taleban do të thotë një strehë edhe më të sigurt nga e cila Al-Kaeda do të komplotojë për të vrarë më shumë amerikanë. Pra kjo nuk është një luftë e vlefshme, por kjo është thelbësore për të mbrojtjen e popullit tonë", tha presidenti amerikan.
Politika kryesore e Obamës më vonë ishte dhe reforma shëndetësore e cila ka ngjallur një debat të ashpër në Shba dhe me dhjetra protestues qëndronin jashtë qendrës ku ai mbajti fjalimin. Por Presidenti po përballet gjithashtu dhe me një mbështetje publike të zbehtë për luftën në Afganistan.
Pasi një rekordi prej 44 trupash të Shteteve të Bashkuara të vrarë në Afganistan gjatë korrikut, një sondazh i fundit i "CNN" tregoi se shumica e amerikanëve janë kundër luftës.
Sigurimi i votës ,do do të jetë një provë vendimtare për strategjinë e Obamës që ka dërguar dhe 30 mijë trupa shtesë këtë vit në Afganistan, në përpjekje për të ruajtur ekuilibrin.