E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, 17 të vrarë në 8 orë në Ciudad Juarez

Në tetë orë 17 persona u vranë në një qytet në kufirin verior I cili ndodhet në qendër të luftës së drogës në Meksikë, tha policia.
Në një skenë të njohur në Ciudad Juarez në kufi me El Paso në Teksas, persona të armatosur vranë tre persona të hënën. Trupat e tyre të pajetë u shtrinë në rrugë në mes të ditës duke qënë se hetuesit mjeko-ligjorë po punonin në vendin e krimit.
Në një ngjarje tjetër të veçantë nga e para, të panjohur të armatosur hapën zjarr ndaj një grupi personash të ulur jashtë një dyqani ushqimor. 4 prej tyre vdiqën në vend ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë më vonë në spital, si pasojë e plagëve të rënda të marra nga plumbat.
Mëngjesin e së hënës një grup i armatosur hyri në një lokal dhe qëlloi 8 persona, 7 burra dhe një grua. 6 nga viktimat ishin klientë dhe dy pronarë të lokalit.
4 persona të tjerë u plagosën rëndë dhe janë dërguar në spitalin më të afërt ku po luftojnë me jetën.
Shumica e banorëve në qytetin e njohur dikur për jetën e tij të natës janë shumë të frikësuar për të dalë jashtë shtëpisë dhe grupet e turistëve nga Shtetet e Bashkaura, nuk e kalojnë më kufirin për të shkuar në lokale apo restorante.
Bandat rivale vendosin në objektiv çdo të dyshuar që punon për kartelet, ndërsa 10 mijë trupat e shpërndara në të gjithë vendin janë treguar të paafta për të ndaluar vrasjet hakmarrëse.
Muaji i kaluar ishte më vdekjeprurësi me 850 viktima që kur Presidenti Felipe Calderon hodhi në sulm ushtrinë gati 3 vjet më parë kundër karteleve të fuqishme rreth Meksikës.
Shkalla e vrasjeve deri tani qëndron në 4000 të tilla, reth 1/3 më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2008.
Meksika ka arritur të ndërpresë furnizimet e mëdha të kokainës dhe të kryejë arrestime të shumta, por baronët e mëdhenj të drogës janë ende të lirë dhe rreth 13 000 njerëz janë vrarë nga dhuna e drogës që kur Calderon mori detyrën në dhjetor të 2006.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›