E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, diskutime per riorganizimin territorial

Ekspertet kane nisur diskutimet mbi riorganizimin territorial te vendit, nje domosdoshmeri sipas tyre qe do te ndihmoje ne zhvillimin ekonomik te rajoneve.

Takimi me kryetaret e qarqeve dhe eksperte te tjere, i organizuar nga “Co-PLAN”, kishte per qellim te nxiste debatin per riorganizimin territorial, nje vendim qe perpara se te merret nga politika duhet te kaloje me pare nje ekspertize te detajuar.

Perfaqesuesit e forcave politike ne pushtet dhe opozite u shprehen dakord per nisjen e nje reforme serioze territoriale, e cila, megjithese konsiderohet e rendesishme, ende nuk ka zene nje vend prioritar ne axhenden e politikes.

Mesa duket, perpara se te arrihet ne riorganizimin territorial ne rajone, mund te ndodhe qe te bihet dakord per ndarjen administrative, e cila ka lidhje te drejtperdrejte me zgjedhjet, qe organizohen ne baze te qarqeve.

Por mesohet se nje ndarje e tille nuk eshte parashikuar te ndodhe perpara zgjedhjeve parlamentare te 2009-es.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›