E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet projektligji i ri për ekspert kontabël

Është prezantuar sot projektligji i ri për Ekspertët kontabël i cili vlerësohet të plotësojë një boshllëk ligjor të krijuar pas miratimit të ligjit të ri “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”. Ministri Bode tha se projekti mundëson forcimin e mbikëqyrjes publike 

TIRANE- Ministria e Financave në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës prezantuan projektligjin për ekspertët kontabël. Ministri i Financave Ridvan Bode, vlerësoi hartimin e këtij projektligji sipas standardeve të BE dhe theksoi rëndësinë e tij, pasi plotëson një boshllëk ligjor të krijuar pas miratimit të ligjit të ri “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.
Ministri Bode tha se projekti mundëson forcimin e mbikëqyrjes publike, si në fazën e përgatitjes e certifikimit të eksperteve kontabël e të kontabilistëve të miratuar, ashtu dhe gjatë ushtrimit të profesionit.
Ligji është përshëndetur edhe nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Genc Ruli, i cili tha se projekti sjell i një përmirësim cilësor të organizimit të kësaj hallke shumë të rëndësishme për funksionimin e ekonomisë së tregut.

(O.Zh/ BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›