E Shtunë, 31 Tetor 2026

Proçes tjetër për të pandehurit e "Bandës së Durrësit"

Një tjetër proces do të hapet, këtë herë në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë ndaj Sardian Sulejmanit, një nga të pandehurit e "Bandës së Durrësit".Sulejmani akuzohet së fundmi nga prokuroria e Tiranës për veprën penale të "kundërshtimit të punonjësit të policisë së burgut. Ai dyshohet se,është konfliktuar me punonjësit e policisë dy muaj më parë gjatë një kontrolli në qelinë e tij në burgun 313 në Tiranë." Çështja penale në ngarkim të Sulejmanit do të shqyrtohet nga gjyqtari Petrit Como, i cili është zgjedhur pas hedhjes së shortit elektronik në Gjykatën e Tiranës.
Sardian Sulejmani është në proces në Gjykatën e Krimeve të Rënda pasi akuzohet si anëtar i "Bandës së Durrësit". Ai është arrestuar para dy vjetësh në një operacion të policisë së Shtetit dhe prokurorisë së Krimeve të Rënda. Pjestarët e kësaj ish bande, akuzohen për disa ngjarje të rënda kriminale, ndër to edhe vrasje të ndodhura vite më parë në Durrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›