Privatizohet kompania e sigurimeve INSIG
Privatizohet kompania e sigurimeve, INSIG. Ministria e Financave ka njoftuar se fituese është shpallur kompania American Reserve Life Insurance, e cila ka ofruar për 61 për qind të aksioneve të INSIG shumën e 25 milionë eurove.
TIRANE- Është privatizuar sot nga një kompani amerikane kompania e sigurimeve INSIG. Ministria e Financave njofton se fituesi i garës është kompania amerikane American Reserve Life Insurance, e cila ofroi një çmim për kompaninë prej 25 milion euro.
Kjo vlerë është 2 milion euro mbi çmimin maksimal të vlerësuar nga KPMG ose 3.5 milion euro nga çmimi që kishte përcaktuar qeveria.
Përfundimi i procesit “INSIG” –ut është në negociatat e fundit teknike me kompaninë fituese American Reserve Life Insurance.
INSIG, 4 vjet në humbje të tregut
Procesi i privatizimit të 61 për qind të aksioneve të kompanisë “INSIG” është hapur që në vitin 2004. Pjesa e mbetur e aksioneve të kompanisë zotërohet nga institucionet financiare ndërkombëtare, BERZH dhe IFC, secila nga 19.5 për qind, ku njëkohësisht janë partnerë mbështetës të qeverisë në privatizimin e shoqërisë në fjalë. Gjatë këtyre katër viteve, kompania ka vazhduar që të humbasë treg, duke humbur rolin që ka pasur më parë.
Tashmë jemi në një situatë ku “INSIG” ka një portofol të sigurimit të Jo-Jetës njësoj si kompania e pestë në renditjen e bërë nga AMF. Deri në fund të muajit Tetor, INSIG ka humbur një pjesë të konsiderueshme të tregut krahasuar me një vit më parë. Kështu sa i përket primeve bruto nga sigurimet e jo jetës, INSIG zotëron 16.67% të tregut nga 17.76 që kishte një vit më parë. INSIG renditet në vendin e pestë sa i përket të ardhurave bruto.
(Orjeta Zhupa/ BalkanWeb)