E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembja e pallatit, 5-25 vite burg për përgjegjesit

Të arrestuarit si përgjegjës për tragjedinë e 9 janarit në Gjirokastër, rrezikojnë dënimin nga 5 deri në 25 vjet burg. Aktualisht prioritare në punën e saj Prokuroria e Gjirokastrës konsideron zbardhjen e plotë të dosjes 

GJIROKASTER -Të arrestuarit si përgjegjës për tragjedinë e 9 janarit në Gjirokastër, rrezikojnë dënimin nga 5 deri në 25 vjet burg. Kështu ka deklaruar në një komunikim për shtyp me mediat e shkruara kryeprokurori i Gjirokastrës Alfred Saliu. Sipas Saliut pjesë e punës së prokurorisë së Gjirokastrës gjatë kësaj periudhe kane qenë proceset e hetimit në lidhje me dy raste për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në ngarkim të zyrtarëve të administratës shtetërore. Aktualisht prioritare në punën e saj Prokuroria e Gjirokastrës konsideron zbardhjen e plotë të dosjes për shembjen e pallatit pesëkatësh në qytetin e Gjirokastrës, ku 3 persona humbën jetën pas shembjes si shkak i gërmimeve për ndërtimin e një pallati ngjitur. Kreu i organit të akuzës në Gjirokastër, Alfred Saliu deklaroi se po punohet me intensitet nga grupi hetimor i prokurorëve i ngritur për këtë ngjarje. “Po marrin në shqyrtim të gjitha faktet dhe rrethanat të cilat ndihmojnë procesin hetimor në shërbim të zbardhjes së kësaj ngjarje” - pohoi kryeprokurori i Gjirokastrës Alfred Saliu. Saliu ka folur gjithashtu edhe për intensitetin e hetimeve mbi dosjet e vjetra e cilat janë kthyer në angazhimin më të fundit të kësaj prokurorie.

(O.Zh/ BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›