Zgjedhjet, dorëzojnë komisionerët, PD,LSI,sot afati i fundit i PS,PBDNJ
TIRANE- Partia Demokratike zyrtarizon listën e përfaqësuesve të saj në të gjitha Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor. Në total, partia më e madhe në pushtet do të ketë 167 komisionerë për 66 KZAZ-të e ngritura në të gjithë vendin.
Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim deri më tani ka zyrtarizuar rreth 1/3 e listës së komisionerëve që i takojnë të ketë në bazë të Kodit. Konkretisht nga 66 përfaqësues, 1 për çdo KZAZ, kjo parti ka depozituar pranë KQZ-së emrat e vetëm 21 komisionerëve.
Nga ana tjetër, Partia Socialiste dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut vijojnë të shkelin Kodin Zgjedhor duke mos depozituar ende pranë KQZ-së emrat e përfaqësuesve të tyre për zgjedhjet lokale të 8 majit. Në datën 12 shkurt, KQZ vendosi të shtyjë me një javë afat marrjen e vendimit për zëvendësimin e anëtarëve të PS-së dhe PBDNJ-së. Ky afat skadon pikërisht ditën e sotme.
Në mbledhjen e KQZ-së së një jave më parë, kreu i këtij institucioni, Arben Ristani paralajmëroi PS-në dhe PBDNJ-në se “shkelja e ligjit nga ana e tyre nuk do të shpërblehet”. Ai shtoi se në rastin se këto parti edhe me këtë shtyrje të afatit, sërish nuk do sjellin emrat e komisionerëve, atëherë ata do të zëvendësohen me qytetarë të thjeshtë, ku do të preferohen studentë, avokatë dhe mësues.
(s.g/GSH/BalkanWeb)